Hummeri gjigant i modifikuar që të lëvizë në plazh

liridona 0

Ky Hummer mendon se është një Mini, apo një Fiat 500

Makinat e destinuara për plazhe, janë shumë të rrëndësishme në botën e automobilizmit

Ato janë të lyera me ngjyra të hapura, brendinë e kanë të thjeshtë, që shihet me lehtësi pasi nuk kanë kulm.

Në shumicën e rasteve, janë Mini ose Fiat 500, të modifikuar që të jenë sa më të përshtatshme për plazhet e ndryshme.

Por, ky është një Hummer gjigant, që për dallim nga ndërtimi që t’i shërbejë nevoja ushtarake, është kthyer në makinë për lëvizje nëpër plazh, që merr vëmendje të konsiderueshme.

Kjo makinë, është prodhuar më 1987, shumë më herët se që Hummer të nisë ta prodhojë edhe për konsum të zakonshëm, pasi kërkesa për të ishte shumë e madhe.

Brenda kapakut ka mbetur i njëjti motor me 6.5 litra, derisa pjesa e jashtme, është lyer me ngjy të kaltër të lehtë, tapiceria dhe karriget janë mbuluar me material që i reziston shiut, ndërsa ka një timon të rrethuar me shirit.

Anash rrotave janë vënë disqe të bardha, derisa sipër konstruktit të xhamit të përparmë, janë vënë edhe një palë drita të fuqishme.

Të interesuarit për këtë Hammer, që ka dyer praktike nga druri, mund ta blejnë në ankandin që zhvillohet në Floridë të Shteteve të Bashkuara, megjithëse nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë.