Hyundai zbulon disa detaje nga modeli i ri i makinës elektrike, ja sa kilometra përshkruan

ardita 0

Hyundai ka publikuar një foto dhe disa detaje paraprake për fuoristradën e saj Kona që do jetë komplet elektrike. Version i cili sipas përllogaritjeve të Standarteve Europiane do mundësojë kryerjen e 470 km përpara se bateria e saj të mbarojë. Fuoristrada Kona do t’ja kalojë me lehtësi makinës Chevrolet Bolt i cili është lideri aktual në këtë kategori  dhe që premton 383 km. Fuoristrada Kona BEV do ti jape Hyundai-it rritjen më të madhe të kilometrave nga çdo makinë tjetër elektrike normale.

“Në Evropë kohëzgjatja e baterisë është 280 km por në Kanada është 200 km” thotë Chad Heard përfaqësuesi i Hyundai-it. “Hiqi një 29% Konas dhe përfundon me 334km” shton ai.

Normalisht shumë mund të ndryshojnë deri në verën e 2018 kur Kona te lançohet në Evropë, por edhe me këtë ulje të vogël në kohëzgjatjen e baterisë, prap ajo mbetet në vendin e parë.

Hyundai do të ofrojë dy opsione baterie, versioni i dytë do të jetë më i lire dhe do ketë bateri më të vogël. Kona do të lançohet bashkë me “Hyundai Ioniq 2018” dhe “Sonata PHEV”. Më shumë detaje do na vijnë pas datës 27 Shkurt kur Kona të shfaqet për herë të parë në fillim të Marsit në Panairin e makinave të Gjenevës.

Lini një Përgjigje