Hyundai do të prodhojë taksi fluturues për Uber

liridona 0

Planet e Hyundai për makina fluturuese, duket se tashmë janë më konkrete

Në CES 2020 është prezantuar se si duket Personal Aerial Vehicle apo PAV, që është zhvilluar nga divizioni Urban Air Mobility i njohur si UAM, që të shfrytëzohet si Uber Elevate

Bashkimi me iniciativën Uber Elevate, e bën Hyundain kompaninë e parë automobilistike që sjellë kapacitete prodhuese në shkallë të lart dhe një rekord të dëshmuar për ndërtimin e automjeteve elektrike të prodhuara në masë.

“Vizioni ynë për Lëvizjen Ajrore Urbane, do të transformojë konceptin e transportit urban. Ne presim që UAM, të gjallërojë komunitetet urbane dhe të sigurojë kohë më cilësore për njerëzit. Kemi besim se Uber Elevate, është bashkëpunëtori i duhur, për ta bërë këtë produkt novator të gatshëm për sa më shumë klientë të jetë e mundur”, ka thënë Jaiwon Shin, nënpresident dhe kryesues i Hyundai për UAM.

Me këtë bashkëpunim, Hyundai do të ndërtojë dhe PAV të ri, ndërsa Uber do të sigurojë shërbime të mbështetjes së hapësirës ajrore, lidhje me transportin tokësor dhe bashkëpunim me klientët.

Të dy kompanitë janë duke ndërtuar sisteme, prej nga do të niset dhe të aterrojë kjo fluturake e ngjashme me Hub, që është shfaqur në imazhe.

“Deri më tani, Hyundai është bashkëpunëtori ynë i parë, që është i dëshmuar në prodhimin e makinave në masë globale. Konsiderojmë se Hyundai ka potencial, që të sjellë makina për Urban Air, që do të sjellë shumë suksese në sistemin e lëvizjes ajrore, që do të ishte e përshtatshme dhe e lirë për konsumatorët”, ka thënë shefi u Uber Elevate,Eric Allison.

Ky bashkëpunim, duket se është një nga planet më konkretet të Hyundai lidhur me makinat fluturuese, ndërsa pritet që të hyjë në funksion brenda tri vitesh apo edhe më herët.