Hyundai do të zbulojë crossover-in Sub-Kona Petite në Nju Jork ‘Auto Show’

ardita 0

Siç kemi raportuar më parë, Hyundai-Kia ka në plan të lançojë 13 modele të reja në 2019. Ku përfshihet gjenerata e re e Sonata-s, si dhe prodhimi i parë SUV nga Genesis. 

Me sa duket, një nga modelet e tjera të reja mund të jetë një crossover nga Hyundai i cili thuhet se do të debutojë në Nju Jork ‘Auto Show’ në mes të prillit. Sipas ‘MotorTrend’ prodhuesi i Koresë së Jugut deshiron që të ofrojë një model akoma më të vogël dhe më të përballueshëm. Ajo do të jetë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara.

“Eshtë më e vogël dhe është dukshëm ndryshe nga Kona,” tha SangYup Lee, kreu i qendrës se dizajnit të Huyndait në Namyang. Logjika na tregon se Huyndai ndoshta do të ofrojë crossoverin edhe në tregje të tjera, duke përfshirë Evropen ku mund të ‘luftojë’ me modele të tjera si Suzuki Jimny i ri.

 

This post is also available in: English