Hyundai planifikon ndërtimin e një fabrike të re për EV-të në Indonezi, si pjesë e një investimi prej 880 milionë dollarësh

ardita 0

Hyundai do të fillojë ndërtimin e automjeteve elektrike në Indonezi, si pjesë e një investimi prej 880 milionë dollarësh.

Sipas zëvendësministrit të Indonezisë për industrinë, Airlangga Hartarto, fabrika Hyundai do të ketë një kapacitet prodhues vjetor rreh 250,000 njësi. Ministri gjithashtu zbuloi se planet aktuale  janë që 47% e automjeteve të prodhuara të shiten në tregun lokal dhe 53% të eksportohen.

Do të jetë fabrika e pare e makinave Hyundai në Azinë Juglindore dhe do të ndihmojë prodhuesit e automobileve të Koresë së Jugut që të ulin mbështetjen e saj në Kinë, ku shitjet janë ulur shumë nga tensionet diplomatike midis dy vendeve.

Arsyeja se pse Hyundai zgjodhi Indonezinë si vend për të ndërtuar një fabrikë të automjeteve elektrike është se kombi ka rezerva të mëdha të mineralit të nikelit laterite, një përbërës kyç i nevojshëm për prodhimin e baterive litium-jon.

Investimi i fundit i Hyundai prej 880 milionë dollarë në Azinë Juglindore vjen pak pasi kompania njoftoi një investim të madh prej 250 milionë dollarë në kompanine e famshme lokale te ngasjes Grab.

This post is also available in: English