Hyundai po përgadit një model supriz dhe zbulon një anë tjetër të kësaj markë

Mariglen 0

Kohë më parë, Hyundai ka lënë të kuptohet, se linja N, do ta ketë një veturë sportive shumë të fuqishme. Tani zëvendës presidenti i kompanisë Koreano Jugore, Thomas Chemera ka konfirmuar se në divizionin N, do të ketë një makinë të tillë.

Madje, kjo do të jetë makina që e përfaqëson dhe do të veçohet, pasi është në nivel më të lartë se Veloster N apo edhe i30 N. Ky lajm i shkëlqyeshëm, i ka bërë entuziastët të mendojnë, se për çfarë bëhet fjalë.

Chemera ka thënë se krijimi i Veloster dhe i30, ishte “kompletimi i një faze të përkryer të linjës N”, ndërsa tani është koha të kalohet në fazën e dytë.

“Ideja është që të forcohet brendi Hyundai, të shtohet më shumë emocion. Jemi të vendosur për makina atraktive dhe të fuqishme – pjesët tjera, prisni kur t’i shihni”, ka thënë Chemera.

Lajmi është i hapur për interpretim, ndërsa mendimet e para janë se mund të jetë një sedan me mundësi të tërheqjes me rrotat e pasme, apo një makinë sportive me motor në mes.

Një makinë sportive si Kia Stinger mund të jetë interesante, duke ditur se Hyundai është shumë e interesuar t’i rivalizojë shitjet e Stinger.Sipas të gjitha gjasave, besohet të jetë një model i pavarur sportiv, ndërsa nuk dihet se çfarë Hyundai është duke përgatitur.

 

This post is also available in: English