Hyundai prezanton fuoristradën e re elektrike, ja sa kushton ajo

ardita 0

Hyundai e ka planifikuar shumë mirë kohën, nuk ka moment më të mirë për të ndërtuar dhe prezantuar një makinë elektrike ashtu siç po bën Jaguar, Audi dhe Volvo me modelin e saj XC40 e cila del në shitje në vitin 2020.

Megjithatë Kona e re do të jetë me 2 opsione zgjedhje: njëra si burim energjie ka një bateri 39.2 kWh me të cilën mund të udhëtosh për 186 milje dhe opsioni tjetër është bateria prej 64kWh me të cilën mund të udhëtosh deri në 292 milje dhe makina juaj mund të arrijë nga 0-62 mph në vetëm 7.6 sekonda.

Kona e re elektrike do të jetë e pajisur me shumë sisteme dhe aplikacione të reja. Me një karikues prej 100 kWh baterisë mund t’i duhet 54 min kohë për tu karikuar.

Duke përdorur një karikues prej 7.2 kWh, baterisë për rrugë të gjatë mund t’i duhen 9 orë dhe 40 min për tu karikuar ndërsa baterisë për rrugë të shkurtra mund t’i duhet 6 orë dhe 10 min për tu karikuar. Kjo fuoristradë elektrike do të kushtojë 25 000 paund.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”75″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English