Hyundai zbulon makinën-koncept që ‘ecën me këmbë’

ardita 0

Hyundai po sjell një makinë shumë të çuditshme në ‘Consumer Electronics Show’ këtë muaj.

Ne kemi parë makina fluturuese, kamionë elektrikë madje edhe Jeep me avull por një makinë që ecën me këmbë, jo. Kjo është diçka e re dhe Hyundai është kompania automobilistike që po e sjell atë në CES të këtij viti në Las Vegas.

Hyundai ka publikuar një foto ku shfaqet makina me katër këmbë dhe në fund të këmbëve ndodhen rrotat. Çdo rrotë mund të kthehet në mënyrë të pavarur dhe secila këmbë mund të zgjatet në mënyrë që të mbajë nivelin e makinës në pothuajse çdo lloj terreni.

Hyundai e quan këtë makinë-koncept që ecën ‘Elevate’. Eshtë pjesë e programit të kompanisë ‘Ultimate Mobility Vehicle’ (UMV). Nga pamjet e fotos paraqitet se koncepti Elevate është mjeti ideal për t’u përdorur në rast të katastrofave, pasi mund të ecë mbi rrënojat e ndërtesave të shkatërruara për të dhënë ndihmë mjekësore emergjente pas një tërmeti. 

Hyundai thotë se Elevate mund të ecë edhe të ngjitet kur të jetë e nevojshme. Është gjithashtu tërësisht elektrike, duke kombinuar teknologjinë e EV dhe robotikës në një automjet të vetëm.

Më tepër detaje rreth Elevate do të jepen në konferencën që Hyundai do të ketë për shtyp me 7 Janar në Mandalay Bay South Convention Center.

 

This post is also available in: English