Infiniti ka konfirmuar ndërtimin e një makine të re sedan, e cila mund të jetë e gjitha elektrike

ardita 0

Këtë vit tek “Auto Show” që u zhvillua në Detroit kompania e makinave Infiniti paraqiti konceptin e saj të quajtur Infiniti Q Inspiration. Dhe për fatin tonë të mirë, kompania ka vendosur që të fusi në prodhim këtë sedan të bukur. Megjithëse ka bërë të ditur që do të ketë një ndryshim thelbësor në krahasim me konceptin që është prezantuar pak më parë.

Makina e re nuk do të ketë një motor me djegie të brendshme por do të ketë një motor elektrik. Infiniti akoma nuk ka dhënë detaje të mëtejshme nëse do të jetë hibrid ose nëse do të jetë e gjitha elektrike.

Arsyeja se pse mendojmë që mund të jetë një makinë hibride është për faktin se Infiniti ka thënë se kjo makinë do të hyjë në prodhim brenda pesë viteve të ardhshme, ndërkohë që ka njoftuar kohë më parë që makina e saj e parë që do të jetë e gjitha elektike do të lançohet në vitin 2021, që domethënë pas tre vitesh.

Presidenti i Infiniti Roland Kruger tha se: “Ky sedan dhe katër modele të tjera pas tij do të ndërtohen në Kinë”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”30″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

This post is also available in: English

Lini një Përgjigje