Infiniti Prototype 10 duket madhështor në skicën e re

armir 0

Marka Infiniti do të zbulojë një koncept makine elektrike javës që vjen dhe ngacmimet sa vijnë e shtohen. Javën e kaluar prodhuesi luksoz i makinave na ngacmoi me konceptin Prototype 10 me një pamje në kabinën e shoferit. Sot, Infiniti na ka zbuluar një skicë të mjetit në mënyrë që të na entuziazmoi derisa zyrtarisht të dalë në 23 gusht.

Koncepti do të ishte super nëse i përmbahen skicës së publikuar. Kofano e makinës është e gjatë me një mbulesë të gjerë. Mund të dalloni një xham të përparëm të vogël përballë sediljes së shoferit. Anët janë të skalitura mirë me një hark të vogël mbi rrotat e mbrapme. I përngjan konceptit Prototype 9 duke mos na lënë shumë hapësirë për të ardhmen. Projektimi i kësaj makine është një evolim nga makina e prezantuar më parë këtë vit, Infiniti Q Inspiration Concept.

This post is also available in: English