Infiniti zbulon imazhin e konceptit elektrik të saj, pritet të rivalizojë modelin X të Tesla-s

ardita 0

Këtë vit në Detroit ‘Auto Show’ debutoi koncepti Infiniti Q Inspiration, i cili ishte një sedan mahnitës që paraprinte drejtimin e dizajnit të ardhshëm të kompanisë. Infiniti ka konfirmuar se një tjetër makinë-koncept do të bëjë debutimin e tij në Detroit ‘Auto Show’ 2019, por këtë herë ajo do të jetë plotësisht elektrike.

Ende nuk janë zbuluar shumë detaje rreth fuqisë, emrit që do të ketë koncepti i ri. Infiniti ka planifikuar që të elektrifikojë pothuajse çdo model të ri pas vitit 2021. 

Nga imazhi i publikuar nga Infinit, koncepti elektrik crossover duket se është pak i ngjashëm me konceptet futuristike Q Inspiration dhe Prototype 10. 

“Makina-koncept që do të tregojmë në Detroit është fillimi i një epoke të re të Infiniti dhe një ilustrim se ku duam të shkojmë me markën. Elektrifikimi dhe teknologjitë e tjera të reja na kanë dhënë mundësinë që të zhvillojmë filozofinë tonë të dizajnit”, tha Karim Habib, drejtori ekzekutiv i dizajnit të Infinitit.

 

 

This post is also available in: English