Infiniti zbulon pamjen e SUV-it elektrik, përpara debutimit zyrtar të tij

ardita 0

Infiniti ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Detroit ‘Auto Show 2019’ ku do të prezantojë SUV-in e parë të tij që do të jetë i gjithi elektrik dhe quhet Infiniti QX Inspiration. 

Me siguri po mendoni që këtë emër e keni dëgjuar edhe më përpara, kjo për shkak se prodhuesi i makinave zbuloi një sedan të quajtur Q Inspiration një vit më parë në Detroit ‘Auto Show’ por ajo nuk ishte elektrike.

Infiniti madje ka publikuar edhe një foto të QX Inspiration por kësaj here nuk e ka lënë ‘në hije’ konceptin, ai na ka lejuar që të shikojmë qartë dizajnin e mrekullueshëm dhe futurustik të SUV-it. Ashtu siç pritej, QX Inspiration ka huazuar fenerët, çatinë e pjerrët, rrotat masive etj nga konceptet e mëparshme të Infinitit, prototipi Q Inspiration 10 Speedester.

Brenda kabinës së konceptit QX Inspiration është punuar me dorë duke përdorur “teknikat tradicionale dhe janë zgjedhur materiale të inspiruara nga sensualiteti delikat japonez” megjithatë akoma nuk kemi parë ndonjë foto brenda kabinës. 

This post is also available in: English