Influenca e Alfa Romeo pranë Sauber do të rritet

liridona 0

Influenca e Alfa Romeo pranë Sauber pritet të rritet ndërsa ekipi i Formula 1 do të zgjerojë bashkëpunimin përtej markës drejt një niveli teknik.

Përveç markës, Alfa Romeo nuk është përfshirë në Formula 1 që prej viteve 1979-1985.

Bashkëpunimi disa vjeçar i nisur u prezantua në Dhjetor të 2017-ës. Ekzekutivi i Sauber Frederic Vasseur tha se nuk ishte marrë një vendim mbi aspektin teknik të bashkëpunimit, por tha se ngelet një prioritet.

“E filluam në Gusht nuk nënshkruam marrëveshjen e motorëve Ferrari ndërsa në Dhjetor prezantuam markën Alfa Romeo. Tani dëshirojmë që gjërat ti kalojmë në një nivel tjetër,” tha Vasseur.

Një ekip konsumator i Ferrari është Haas dhe ka përfituar së shumti nga partneriteti teknik, por Vasseur nuk dëshiron të njëjtën gjë për Sauber.

“Ferrari është furnizuesi me motorë, Alfa Romeo është partneriteti teknik,” tha ai.