Ja 25 makinat që familja e famshme Kardashian ka nën pronësi

ardita 0

Ah, Kardashianët! Çfare nuk kemi parë nga kjo familje që jetën e tyre tashmë e kanë bërë publike? Përveç dramës që shfaqet pothuajse në çdo episod të “Keeping up with the Kardashians”, pjesëtarët e kësaj familje kanë vërtetë një shije të mirë kur bie fjala për makina. 

Kourtney që është vajza më e madhe është parë të ngasë një Mercedes Benz S-Class. Kim dhe burri i saj Kanye gjithashtu kanë nën pronësi makina shumë mbresëlënëse si Lamborghini Aventador, Aston Martin DB9 etj. Kloe, Kylie dhe Kendall janë parë gjithashtu duke udhëtuar nëpër makina shumë luksoze. 

Ja disa nga makinat që familja Kardashian ka nën pronësi:

1. Lamborghini Gallardo (Kim dhe Kanye)

Kim dhe Kanye posedojnë një Lamborghini Gallardio i cili ka një motor V10 që prodhon 542 kuaj fuqi. Gallardo arrin shpejtësinë nga 0 deri në 100 km në 3.6 sekonda.

2. Rolls-Royce Ghost 2015 (Kim dhe Kanye)
 
Rolls-Royce Ghost që kanë nën pronësi Kim dhe Kanye ka një motor V8 twin-turbocharged që prodhon 563 kuaj fuqi. Makina nga 0 deri në 100 km e arrin shpejtësinë për 4.8 sekonda.

3. Lamborghini Aventador (Kylie) 

Kylie zotëron një Lamborghini Aventador i cili prodhon 730 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 2.8 sekonda.

4. Ferrari LaFerrari (Kylie)

Ferrari LaFerrari që Kylie ka nën pronësi ka një motor V12, 6.3 litërsh dhe prodhon 789 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në 2.5 sekonda.

5. Aston Martin DB11 (Kourtney)

Kourtney Kardashian ka nën pronësi një Aston Martin DB11  i cili ka një motor V12, twin-turbocharged që prodhon 630 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 3.4 sekonda.

6. Aston Martin DB9 (Kim dhe Kanye)

Aston Martin DB9 që kanë nën pronësi Kim dhe Kanye mundësohet nga një motor V12 që prodhon 444 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 4.7 sekonda.

7. Lamborghini Aventador (Kim dhe Kanye)

Kim dhe Kanye gjithashtu kanë një Lamborghini Aventador 6.5 litërsh që prodhon 730 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri ne 100 kilometra e arrin në 2.9 sekonda.

8. Mercedes-Benz SLR McLaren (Kim dhe Kanye)

Kim dhe Kanye kanë edhe një Mercedes-Benz SLR McLaren. Ajo është mundësuar nga një motor V8 që prodhon 617 kuaj fuqi.

9. Prombron Red Diamond (Kim dhe Kanye)

Këtë Prombron Red Diamond që kanë në pronësi Kim dhe Kanye ka një motor V8 që prodhon 552 kuaj fuqi. Ndërsa shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 4.9 sekonda.

10. Mercedes Maybach (Kim dhe Kanye)

Mercedes Maybach i Kim dhe Kanye ka një motor twin-turbocharged V8 dhe prodhon 463 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 4.7 sekonda.

11. Land Rover Range Rover (Kloe)

Khloe Kardashian zotëron një Land Rover Range Rover. Ajo është mundësuar nga një motor V8 që prodhon 518 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 5.1 sekonda.

12. Rolls-Royce Wraith (Khloe)

Khloe Kardashian zotëron gjithashtu një Rolls-Royce Wraith. Ai është mundësuar nga një motor twin-turbocharged V12, që prodhon 624 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në 10 sekonda.

13. Rolls-Royce Coupe Phantom Drophead (Khloe)

Khloe Kadarshian zotëron Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe. Ajo është mundësuar nga një motor V12 që prodhon 453 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 5.5 sekonda.

14. Mercedes Benz S-Class (Kourtney)

Kourtney Kardashian , motra më e madhe e familjes ka nën pronësi këtë Mercedes Benz S-Class i cili ka një motor twin-turbocharged V6 dhe prodhon 362 kuaj fuqi. S-Class shpejtësine nga 0 deri në 100 km e arrin në 5.3 sekonda.

15. Ferrari 458 Italia (Kourtney)

Kourtney Kardashian zotëron gjithashtu një Ferrari 458 Italia. Ai është mundësuar nga një motor V8 që prodhon 570 kuaj fuqi. 

16. Ford Raptor (Scott Disick)

Babai i fëmijëve të Koutney, Scott Disick drejton një Ferrari Raptor monstruoz. Ai është mundësuar nga një motor V6 twin-turbocharged dhe prodhon 450 kuaj fuqi.

17. Lamborghini Murcielago (Scott Disick)

Scott Disick gjithashtu zotëron një Lamborghini Murcielago. Ai është mundësuar nga një motor V12, që prodhon 632 kuaj fuqi.

18. Audi R8 (Scott Disick)

Audi R8 qe ka nën pronësi Scott ka një motor V10 dhe prodhon 540 kuaj fuqi.

19. Bentley Mulsanne (Scott Disick)

Bentley Mulsanne është mundësuar nga një motor V8 twin-turbocharged që prodhon 530 kuaj fuqi.

20. Bugatti Veyron (Scott Disick)

Scott Disick gjithashtu ka nën pronësi një Bugey Veyron. Ai është mundësuar nga një motor quad-turbocharged W16 që prodhon 1,200 kuaj-fuqi.

21. Ferrari 488 Spider (Kylie) 

Kylie Jenner drejton edhe një Ferrari 488 Spider. Ajo është mundësuar nga një motor twin-turbocharged V-8 dhe prodhon 661 kuaj fuqi.

22. Mercedes G-Wagon 4×4 Squared (Kylie)

Kylie Jenner zotëron Mercedes G-Wagon 4×4 Squared. Ajo është mundësuar nga një motor V8 twin-turbocharged që prodhon 416 kuaj fuqi.

23. Bentley Continental GTC (Kris)

Kris “momager-ja” e familjes drejton një Bentley Continetal i cili është i mundësuar nga një motor twin-turbocharged W12, prodhon 551 kuaj fuqi.

24. 1969 Chevrolet Camaro SS (Kendall)

Kendall zoteron një model 1969 Chevrolet Camaro SS, që është i mundësuar nga një motor V8 dhe prodhon 300 kuaj fuqi.

25. Porsche Panamera (Rob)

Rob, vëllai, zoteron një Porsche Panamera, i cili është mundësuar nga një motor turbocharged V6 dhe prodhon 330 kuajfuqi.

 

 

 

 

This post is also available in: English