Ja çfarë çmimi marramëndës është paguar për këtë Porsche 993 Turbo S “Project Gold”.

liridona 0

Porsche “Project Gold” 993-seri Turbo S është shitur për një çmim prej $ 3.1 milion.

Gjatë verës,”Project Gold” i Porsche u prezantua përmes një seri videosh artistike në YouTube.

Disa muaj më vonë Porsche ka shitur markën 993-series 911 Turbo S për një çmim prej 3.1 milionë dollarë. Shitja u zhvillua në Porsche Experience Center Atlanta si pjesë e ngjarjes së 70 vjetorit të Porsche dhe u prezantua nga RM Sotheby’s.
Pas 37 ofertave dhe 10 minutash të ofertave intensive,u ra dakord për një çmimin më të çmëndur që kemi dëgjuar ndonjëherë.
Për fat të keq, duke qënë se makina është ndërtuar sipas standarteve të vitit 1997 dhe jo të vitit 2018, nuk është e ligjshme ta ngasesh kudo.Nuk i plotëson standardet moderne të sigurisë.

Të gjitha të ardhurat e shitjes shkojnë në Fondacionin Ferry Porsche, i cili mbështet punën në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, sportit, kulturës dhe çështjeve sociale”. Na thuhet se fokusohet kryesisht tek të rinjtë e pafavorizuar në Shtutgart dhe Leipzig.