Ja çfarë pamje ka modeli më i fundit Lexus RC F!

liridona 0

Ky është modeli më i fundit i Lexus.

Modeli “F” i markës Lexus tashmë është 10 vjecë dhe për të festuar këtë gjë, krijuesit e makinave të kësaj marke kanë lëshuar një version më të ri të modelit Lexus RC F.

Ky model i ri është shfaqur ne ngjyrë të zezë të hapur, dhe ngjyra e tapicerisë është ngjyrë blu e mbyllur.
Ndryshe nga modeli i mëparshëm, pesha e kësaj makine do të jetë më e lehtë falë një mbulese prej fibrash karboni të vendosur në këtë model dhe gjithashtu sistemi i drejtimit është më i përmirsuar se modeli parë.

Për sa i përket fuqisë motorrike, do të ketë të njëjtin motorr me modelin e mëparshëm,V8 5.0 litra, por kjo nuk do të thotë që është një gjë e keqe.
Me një shpejtësi fillestare prej 100 km/orë për 4.5 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 270 km/orë, është një nga modelet V8 më të mira në treg për momentin.

Ky model i ri Lexus RC F del në shitje prej dates 1 korrik, dhe mund ta bëni të tuajën për një shumë prej £69,995.

[Best_Wordpress_Gallery id=”203″ gal_title=”lexx”]