Ja çfarë përfaqësojnë logot e markave të makinave më të njohura

ardita 0

Besoj që çdokush që ka pasion makinat është në gjendje që të njohë logon e makinës që ka përpara por jo gjithmonë dimë historikun dhe origjinën e logos.

Stemat dhe logot e makinave kanë domëthënie të veçanta dhe ka gjithnjë një histori domethënëse që shpjegon krijimin e tyre. Disa rrjedhin nga historia e një familjeje, disa të tjera janë të lidhura me traditat e vendlindjes së prodhuesit, disa të tjerë janë konceptuar në një logjikë të thjeshtë komunikimi.

Më poshtë po rendisim disa prej markave më të njohura të cilat kanë shkruar historinë e automobilizmit botëror.

1. Audi
 
Simboli i katër unazave të logos së Audi-t përfaqëson bashkimin e katër kompanive Wanderer, Audi, DKW dhe Horch në vitin 1932. Këto kompani kanë prodhuar biçikleta, motoçikleta dhe vetura të vogla. August Horch themeloi këtë markë në vitin 1899.

2. BMW

Logo e BMW rrjedh nga origjina e kompanisë si një prodhues aeroplanësh. BMW ka përdorur ngjyrat kaltër dhe bardh të cilat janë simbol i rajonit të Bavarisë, rajon ky prej nga vjen BMW. Simboli i bardhë në mes paraqet helikat e aeroplanëve në qiellin e kaltër.

3. Ford

Emri i kompanisë rrjedh nga emri i familjes së themeluesit të kompanisë Henry Ford. Logoja është shumë e thjeshtë dhe Ford ka ndërmend ta vazhdojë ta mbajë kështu. Kjo logo përfaqëson tre parime të thjeshta të industrisë: produkte të mira, biznes të fortë dhe një botë më të mirë.

4. Porsche

Logo e Porsche përfaqëson Gjermaninë. Kjo logo përmban ngjyrat e flamuri Gjerman, emrin e qytetit (Stuttgart) në të cilin kompania ka bazën e vet dhe foton e kalit i cili simbolizon fuqi dhe shpejtësi. Në prapavijë logo përmban stemën e Württemberg (ish shtet në Gjermaninë jug-perëndimore me kryeqytet Shtutgartin)

5. Mercedes-Benz

Logoja me yllin tre cepa e Mercedes përfaqëson tri aspirata të kësaj kompanie. Mercedes synon ta bëjë sa më të lëhtë transportin në tokë, ujë dhe në ajër.

6. Toyota

Ndryshe Toyota eshte quajtur edhe prodhuesi e tre elementeve ovale. Dy rrathet e brendshem formojne shkronjen “T” per Toyota dhe perfaqesojne lidhjen e kompanise me klientelen e saj ndersa rrethi i jashtem  perfaqeson forcen dhe eskpansionin e prodhuesit japonez.

7. Volkswagen

Volkswagen do të thotë fjalë për fjalë makina e popullit. Edhe logo bazohet në dy gërmat e para të Volks dhe Wagen. Krijimin e kësaj logoje e ka bërë inxhinieri Reimspiess i cili më  pas realizoi edhe modelin e suksesshëm Volkswagen Beetle.

8. Alfa Romeo

Kryqi në të majtë është stema e qytetit të Milanos ndërsa gjarpri me kurorë që gëlltit një njeri është stema e familjes Viskonti, themelues i feudit me qendër Milanon në shekullin e dhjetë. Simboli pra është i lidhur fort me territorin. Ndërkohë, emri Alfa Romeo përbëhet nga bashkimi i akronimit “Anonima Lombarda Fabbrica Automobili” dhe mbiemrit të inxhinierit Nicola Romeo. Ky simbol nuk ka ndryshuar që prej vitit 1918.

9. Hyundai

Në pamje të parë Hyndai duket një logo e thjeshtë, por në brendësi përmban disa elementë që simbolizojnë shoqërinë të cilës i përkasin. Pjesa ovale që rrethon shkronjën H simbolizon ekspansionin e vazhdueshëm të Hyundai-t tashmë përtej kontinentit aziatik. Shkronja H simbolizon dy persona (shoqërinë dhe klientin) që shtrëngojnë duart me njeri-tjetrin.

10. Opel

Adam Opel është nismëtari i markës gjermane Opel. Në fillim Opel prodhonte makina qepëse dhe biçikleta. Në vitin 1899 Adami ai vendosi të prodhonte makina. Logo formohet nga një rrufe që përshkon një rreth dhe frymëzimi  për këtë erdhi nga emri i biçikletave Blitz, që në gjermanisht do të thotë rrufe.