Ja cila është makina më e përshtatshme në kushtet e një dimri të ashpër

ardita 0

Nissan zbuloi modelin Altimate AWD si asnjë tjetër, ai ka përshtatur makinën e tij sedan ku në vend të gomave ka të vendosur disa zinxhirë si të tankut që e lejon të lëvizë nëpër të gjitha terrenet e mbuluara me dëborë.

Kjo nuk është hera e parë që Nissan i ka hequr rrotat nga një prej makinave të zakonshme familjare dhe i ka zëvendësuar ato me zinxhirë si të tankut. Nissan, thotë se të gjitha ndryshimet janë ndërmarrë me qëllim të rivendosjes së “kinematikës së duhur” pas ndryshimeve të mëdha. Nuk do të donte që makina të dukej e çuditshme, apo jo?

Prodhuesi japonez ka njoftuar qe modeli per momentin eshte ne dispozicion vetëm në Kanada. Megjithëse terrene të vështira ka edhe në shtete tjera, Nissan nuk pret ta dërgojë këtë Altima me rrota tanku, shkaku i ligjeve dhe mungesës së tregut.