Ja cila është marka më e kërkuar e makinave në ‘Google’

ardita 0

Kompania e sigurimeve Veygo ka publikuar një listë të markave më te njohura te makinave që janë kërkuar më shumë në ‘Google’ nga e gjithë bota.

Vitin që shkoi marka që ishte kërkuar më shumë në ‘Google’ ishte Toyota. Edhe këtë vit Toyota kryesoi kërkimet në 57 shtete,  si në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut, Finlandë dhe Filipinë etj.

Në vendin e dytë ishte BMW, duke udhëhequr kërkimet në ‘Google’ në jo më pak se 25 shtete. Në vendin e trete ishte Mercedes-Benz me kërkime në 23 vende, Lamborghini kryesonte kërkimet në ‘Google’ në 12 shtete, përfshirë Venezuelën. Tesla ishte marka më e kërkuar në 7 shtete, përfshirë Norvegjinë, Hollandën dhe Hong Kongun.

Ndërkohë që kompanitë e lartpërmenduara kanë provuar popullaritetin, ekzistojnë edhe marka që kërkohen shumë pak në ‘Google’. Për shembull, Pagani ishte marka më pak e kërkuar në ‘Google’ gjithashtu edhe Acura e Chrysler.

This post is also available in: English