Ja cilat janë disa nga makinat më të mahnitshme që u prezantuan në Nju Jork “Auto Show”

ardita 0

Duke qënë se Panairi Ndërkombetar i Makinave në Nju Jork (Auto Show) po vjen drejt mbylljes do t’ju tregojmë një përmbledhje të makinave që na kanë lënë më shumë mbresa.

Ajo çka kemi kuptuar deri tani është se prodhuesit e makinave po orientohen drejt makinave SUV, makinave elektrike dhe drejt pajisjeve me teknologjinë e fundit.

Le ta fillojme Hyndai Kona EV që versioni standard ka një sistem drejtimi gjysëm automatik dhe është shumë ekonomike duke kombinuar motorrin me djegie të brendshme dhe motorrin elektrik që mund të bëjë 400 km vetëm me një karikim.

 

Pastaj kemi Lincoln Aviator SUV. Luksi dhe teknologjia të kombinuar për të dhënë eksperiencë drejtimi unike. Mund ta ndizni dhe thjesht duke përdorurt telefonin tuaj por kjo do jetë e mundur vitin tjetër pasi të dalë në treg.

  

Jaguar I-Pace është makina e tretë e cila ka arritur të gjejë përmasat e duhura për të bërë një SUV Sportiv.

Subaru Forester me sistemin e tij unik DriveFocus.

Makina me karroceri e Volkswagen që pavarësisht që është thjesht një koncept, na tregon të ardhmen e kësaj kategorie makinash. Atlas Tanoak ka një motorr 3.6 litërsh dhe prodhon 276 kuaj.
fuqi.

Dhe qershia mbi tortë është kryevepra elektrike Genesis Essentia. E cila çatinë e ka në formën e një flluske, dyert i hapen nga lart dhe panelet e trupit janë të përbëra me fibra karboni. Eshtë shumë e veçantë dhe makina është e pajisur me skanera biometrike të njohjes së gjurmëve të gishtave dhe njohjes së fytyrës në këtë mënyrë ajo sigurohet që ju jeni shoferi. Fantastike apo jo?

 

 

Lini një Përgjigje