Ja cilat ishin modelet më të shitura të Porsche në vitin 2018

ardita 0

Shumë prodhues makinash po raportojnë shitjet që kanë bërë në vitin që lamë pas. Porsche është i lumtur të njoftojë që ai ka dorëzuar 256,255 automjete në mbarë botën gjatë 12 muajve të fundit, më shumë se kurrë më parë brenda një viti në historinë e kompanisë.

Rritja e shitjeve u nxit kryesisht nga suksesi i modeleve SUV të Porsche. Edhe për një tjetër vit, modeli më i shitur globalisht nga Porsche është Macan me 86,031 automjete, pas saj vjen Cayenne me 74,458 shitje. Tjetra është Panamera që shënoi rritjen më të fortë gjatë vitit në krahasim me 38% me 38,443 shitje. E fundit por jo më pak e rëndësishme modeli 911 gjithashtu shënoi një rritje me 35,573 shitje, 10% më shumë se viti 2017.

Me 80,108 shitje nga Porsche dhe një rritje prej 12% vitin e kaluar, Kina mbetet tregu më i rëndësishëm i vetëm për prodhuesit e automjeteve, pasuar nga SHBA me një rritje prej 3% me 57,202 shitje. Europa ishte tregu më i dobët për markën në 2018-tën me një rënie prej 4% (77,216 shitje). 

Më poshtë ndodhen shifrat e shitjeve të plota të Porsche për vitin 2018:

This post is also available in: English