Ja cilat janë 10 jahtet më të shtrenjta në botë

ardita 0

Ditët e sotme është bërë diçka normale që personat më të pasur në botë të shpenzojnë miliona, madje miliarda për të blerë jahte luksoze.
Sheiket e naftës dhe biznesmenët ruse po i kalojnë pushimet e tyre nëpër jahte masive të cilat janë te pajisura me pishina, fusha basketbolli, salla koncerti etj.

Më poshtë do të shikoni të renditura 10 jahtet më të shtrenjta në botë:  


10. Jahti “Al Mirqab” me një vlerë prej 250 milionë dollaresh
Ish-kryeministri I Katarit, Hamad Bin Jassim Bin Jaber Muhammed Al Thani e zotëron jahtin e dhjetë më të shtrenjtë në botë. Ky jaht luksoz prej 130 metrash me emrin Al Mirqab është vetëm 7 vjec.


09. Jahti “Dilbar” me një vlerë prej 300 milionë dollarësh
Ky jaht është në pronësi të miliarderit rus Aisher Usmanov, Dilbar ka një vlerë prej 300 milionë dollarësh neto. Usmanov e përdor këtë lodër luksoze për të paguar vizita në ishujt e tij privatë.


08. Jahti “Pelorus” me një vlerë prej 300 milionë dollarësh
Pelorus është një super jaht që kushton rreth 300 milionë dollare dhe është në pronësi të producentit të Hollivudit David Geffen. Ishte ndërtuar fillimisht për një biznesmen arab, por romaku Abrahamoviç e bleu atë në vitin 2004. Ky super jaht është i gjatë 115 metra ka 2 pista ku mund të ulen helikopterët gjithashtu ka edhe një dhomë sekrete të mbushur plot me lodra të shtrenjta.


07. Jahti “Al Said” me një vlerë prej 300 milionë dollarësh
Në pronësi te Sulltanit te Omanit, Qaboos Bin Al Said, ky super jaht është 115 metra i gjate dhe mund të strehojë 70 mysafirë dhe 170 anëtarë të ekuipazhit. Al Said ka një vlerë prej 300 milionë dollarësh dhe ka një pistë ku mund të ulen helikopterët, ka ashensor gjithashtu ka edhe një teatër për muzikë dhe për koncerte.


06. Jahti “Radiant” me një vlerë prej 320 milionë dollarësh
Radiant është një super jaht 360 metra i gjatë dhe është në pronësi të tregtarit miliarder të makinave, Abdullah Al Futtaim nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky jaht ka palestër, xhakuzi dhe një garazh.


05. Jahti “Serene” me një vlerë prej 330 milionë dollarësh
Serene është një jaht japonez që vlen 330 milionë dollarë dhe aktualisht është në pronësi të një miliarderi rus, Yuri Scheffler. Jahti ka 7 kuverta, ka pishina të brendshme dhe të jashtme etj.


04. Jahti “A” me një vlerë prej 390 milionë dollarësh
Ky jaht i bukur dhe elegant është ndertuar nga Phillepe Starck dhe është në pronësi të një miliarderi rus Andrey Malnichencko. Ka shtretër që me anë të një klikimi rrotullohen për të patur një pamje më të qartë të lindjes dhe të perëndimit të diellit.


03. Jahti “Topaz” me një vlerë prej 530 milionë dollarësh
Ky super jaht është projektuar dhe prodhuar nga Lurssen Yachts në vitin 2012. Ka një pistë ku mund të ulen helikopterët, ka xhakuzi, garazh për super makinat, palestër gjithashtu ka edhe një teatër. Jahti ka vlerë 530 milionë dollarë.


02. Jahti “Azzam” me një vlerë prej 600 milionë dollarësh
Azzam është jahti më i gjatë në botë dhe është në pronësi të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa Bin Zayed Al Nayhan . Ky jaht është projektuar nga  ndërtuesi i anijeve, Laurssen Yachts i cili është gjerman dhe vlera e jahtit është 600 milionë dollarë.


01. Jahti “Eclipse” me një vlerë prej 1.2 miliardë dollarë
Eclipse është jahti më i shtrenjtë në botë deri me sot. Ajo është në pronësi të biznesmenit miliarder rus Roman Abrahamovic që nga viti 2010. Eclipse ka dy pista ku mund të ulen helikopterët, ka një kinema, disko, parukeri dhe armë në rast se sulmohet nga armiqtë.  

Lini një Përgjigje