Ja cilat janë 10 makinat BMW që të tjerët kanë harruar që ekzistojnë

ardita 0

BMW është një nga prodhuesit më të rëndësishëm të automobilave në Gjermani, i cili ndërton vazhdimisht makina që kombinojnë stilin, performancën dhe luksin.

Industria e automjeteve është një botë komplekse e konkurrencës së korporatave dhe marka sigurisht ka patur ulje-ngritjet e saj.

Makinat e saj janë bërë të njohura në mbarë botën por ka edhe disa modele të tjera që u harruan dhe me siguri po t’i shikoni në rrugë nuk do të besoni që janë produkte gjermane. Më poshtë do të gjeni një listë të këtyre makinave: 

1. BMW 507

Shumë nga të apasionuarit pas makinave mund ta ngatërrojnë këtë BMW 507 me një makinë sportive italiane, veçanërisht nëse shohin çatinë e mbuluar të saj. Në të vërtetë 507 është një makinë e rrallë, gjithesej janë prodhuar 252 njësi. Për kohën e saj BMW 507 u përpoq që t’i afrohej stilit ikonik të 300SL “Gullwing” të Mercedes-Benz, madje edhe Elvis kishte nën pronësi dy makina të tilla. Ka një motor V8 i cili prodhon 150 kuaj fuqi dhe performaca është mjaft mbresëlënëse.

2. BMW ISETTA

Isetta është pothuajse përkufizimi i një mikro-makine dhe sigurisht ajo është më e veçanta e automjeteve të vogla që janë ndërtuar ndonjëherë jashtë Japonisë. Dizajni i jashtëm është marrë nga një prodhues italian, Iso SpA. Megjithatë Isetta mund të arrinte një shpejtësi deri në 53 kilometra në orë. 

3. BMW 325IX

Pasi Audi dhe Lancia hodhën në treg makinat e tyre sportive, BMW-ja nuk kishte si të mbetej mbrapa. Ai lançoi modelin 325IX, i cili lëvizste edhe në terrenet me dëborë.

4. BMW M1

Sot, shumë persona mendojnë se automjetet M të BMW përfaqësojnë makinat që ecin shumë shpejt por shumica e tyre janë projektuar fillimisht për rrugë. M1 është makina e vetme e BMW me motorin e mesëm (megjithëse hibridi i8 gjithashtu përmban një paraqitje të ngjashme).

5. BMW 3/15

Fillimisht e themeluar në 1916 si një prodhues i motorëve të aeroplaneve, BMW në vitin 1923 filloi prodhimin e pjesëve dhe më pas të makinave dhe motoçikletave. Automjeti i tyre i parë zyrtar ishte 3/15 i cili prodhonte 18 kuaj fuqi dhe kishte një shpejtësi maksimale 45 milje/orë.

6. BMW 326

Në vitin 1936 BMW paraqiti një seri të teknologjive të reja për 326 sedanet e tij. BMW 326 ka një motor i cili prodhonte 50 kuaj fuqi dhe kishte një shpejtësi maksimale prej 71 miljesh në orë. Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore ndaloi prodhimin e tyre për katër vjet, 326 dhe makinat e tjera që ishin bazuar në projektimin e saj u ndërtuan më vone nga sovjetiket dhe madje nga prodhuesi anglez Bristol.

7. BMW 700

Në fund të viteve 1950, BMW ishte në një situatë të vështirë financiare dhe vetëm një makinë tjetër revolucionare mund ta ndihmonte. BMW 700 ishte pikërisht ajo makinë e cila prodhonte 40 kuaj fuqi. Makina 700 rezultoi mjaft e suksseshme me 188 000 modele të shitura.

8. BMW NEW CLASS

Makina New Class e ndihmoi kompaninë të marrë veten pas krizës financiare të viteve ’50. Për kohën e tij New Class ofroi një performancë mbresëlënëse, kishte një motor që prodhonte 80 kuaj fuqi.

9. BMW 3.0 CSL

E9 i BMW-se debutoi në vitin 1968 si një model i ri-projektuar. Dhe E9 më i mirë i të gjithave ishte edicioni i veçantë CSL i homologimit, nga të cilat u ndërtuan vetëm 1265 njësi. E9 CSL nuk u shit kurrë në Amerikë.

10. BMW Z1

Z1 mund të jetë makina më e çuditshme që BMW ka prodhuar ndonjëherë edhe sot ajo i ngjan një makine-koncept dhe jo një makine aktuale sportive. Ndërtimi i Z1 ishte futuristik për kohën e tij, dyert nuk hapeshin lart as anash por rrëshqiteshin poshtë.

 

This post is also available in: English