Ja cilat janë 12 makinat “më të këqija” të 2018 që ndotin më shumë ambientin

ardita 0

12. Dodge Durango SRT

Eshtë një makinë e re e 2018, Durango SRT ka një motorr V8 që prodhon 475 kuaj fuqi, është një makinë super e shpejtë që arrin nga 0-100 km/orë në vetëm 4.4 sekonda. Por për fat te keq , ka marrë pak pikë në lidhje me mbrojten e mjedisit, gjithësej ka marrë 28 pikë.

11. Toyota Land Cruiser

Eshtë një ndër modelet e para të Toyota-s që janë shitur në SHBA, Land Cruiser ka evoluar në një mënyrë mjaft lulsoze për rrugët jashtë qytetit. Motorri i tij V8, 5.7 litra i jep atij një fuqi të madhe por fatkeqësisht edhe një ndotje të madhe. Gjithësej ka marrë 28 pikë.

10. Mercedes-Benz AMG GLS63

Versioni i modifikuar i AMG-së, ka një motor bi-turbo V8, 5.5 litra dhe 577 kuaj fuqi, arrin 0-100 km/orë në 4.5 sekonda, gjithashtu ka një harxhim të madh të karburantit. Gjithësej ka marrë 28 pikë.

9. Nissan Armada

Eshtë makinë shumë e madhe që peshon shumë, ka një hapësirë të brendshme të gjerë dhe që zë deri në 8 persona. Ka një motor V8 me 390 kuaj fuqi. Gjithësej ka marrë 28 pikë.

8. Lexus LX 570

Versioni Lexusi i Toyota Land Cruiser me modesti është pak më i mirë dhe më i bukur, por fatkeqësisht e ndot ambientin po njësoj. Gjithësej ka marrë 28 pikë.

7. Ram 1500

Ky është Ram 1500 me një motor V8, 5.7 liter, harxhon shumë karburant por është edhe një ndotës i madh i ambientit.

6.Toyota Tundra

ACEEE (Këshilli Amerikan i Ekonomisë së Energjisë Eficente) i ka dhënë pikët më të dobëta makinës Tundra për ndotjen e mjedisit, e cila ka një motor V8, 5.7 litra.

5. Toyota Sequoia

Kamioncina Toyota është shumë e përshtashme për familjet që do të tërhiqnin ndonjë rimorkio mbrapa. Kjo makinë harxhon shumë karburat dhe e ndot shumë mjedisin. Gjithësej ka 27 pikë.

4. Jeep Grand Cherokee TrackHawk

Makina Grand Cherokee është e pajisur me një motor V8, prodhon 707 kuaj fuqi, arrin 0-100 km/orë në më pak se 3.5 sekonda. Eshtë një makinë sportive e cila gjithësej ka marrë 25 pikë.

3. Mercedes-Benz AMG G63

Ky është një nga modelet e  modifikuara të AMG , të markës Mercedes-Benz. Eshtë shumë e bukur e rafinuar ka një motor bi-turbo V8, 5.5 litra prodhon 563 kuaj fuqi. Gjithësej ka 25 pikë.

2. Mercedes-Benz AMG G65

Kjo makinë AMG G65 ka një motorr V12, 6.0 litër dhe prodhon 621 kuaj fuqi. Gjithësej ka marrë 22 pikë.

1. Mercedez-Benz G550 4×4 (Squared)

Kjo makinë G550 kushton rreth 200 000 dollarë, është i projektuar për të përballuar rrugët jashtë qytetit. Makina përmban një motorr V8 twin-turbocharged, 4.0 litra. Eshtë makina më pak ekologjike e cila e ndot shumë mjedisin. Dhe është cilësuar si automjeti me ndotës i 2018, nga Këshilli Amerikan i Ekonomisë së Energjisë Efiçente.

Lini një Përgjigje