Ja cilat janë 5 makinat më të shpejta në botë për vitin 2018

ardita 0

Një makinë është më shumë se një numër, megjithatë shumë persona nuk mund t’i rezistojnë nevojës për të gjykuar bazuar tek parametrat. Është e kuptueshme, jo të gjithë kanë mundësinë të jenë mbrapa një timoni dhe të vlerësojnë ndjenjën e ngarjes së makinës, frenimit dhe shumë karakteristikave të tjera. 

Standartet e zakonshme të performancës përfshiijnë çmimin, sa kuaj fuqi është, koha per të arritur nga 0 në 100 km/h, forca G në kthesë, pesha dhe shpejtësia maksimale. Pavarësisht se është shumë e rrallë të përjetoni shpejtësinë maksimale të një makine potenciali është ai që ka rëndësi.

Hennessey Venom F5- 481.6 km/h

“Hennessey Performance Engineering” ka vendin e parë në listë me makinën e saj të re Venom F5. Pasuesja e makinës që vendosi rekord Venom GT, F5 pretendohet se e ka shpejtësinë maksimale 481.6 km/h. Venom F5 përdor një shasi të përbërë nga fibër karboni dhe ka një fuqi prej 1600 kuajsh fuqi.

Koenigsegg Agera RS – 444 Km/h

Nëse jeni të interesuar vetëm për fakte, atëherë listën si makina më e shpejtë në botë e kryeson Koenigsegg Agera RS.Koenigsegg e ka provuar se Agera RS ka një shpejtësi maksimale prej 444 Km/h . Në 4 nëntor 2017 departamenti i transportit në Nevada mbylli një rrugë 17,6 km jashtë Las Vegas. Koenigsegg Agera RS bëri një xhiro shpejtësie e cila u rregjistrua dhe në librin e rekordeve Guiness.

Hennessey Venom GT-432 km/h

Kur Koenigsegg vendosi rekordin e ri botëror Hennessey e humbi titullin si makina më e shpejtë. Hennessey Venom GT erdhi si një rrufe në qiell të hapur dhe arriti të kalonte të fuqishmen Bugatti Veyron. Hennessey regjistroi një shpejtësi maksimale prej 432 km/h.

Bugatti Veyron Super Sport-428 km/h

Përpara se Hennessey dhe Koenigsegg të ngjiteshin në fillim të listës si makinat më të shpejta në botë Bugatti dominonte kategorinë e makinave më të shpejta në botë. Me një fuqi prej 1.200 kuajsh fuqi dhe me disa rregullime aerodinamike Bugatti Veyron Super Sport arriti shpejtësinë maksimale prej 428 km/h.

Bugatti Chiron-417,6 km/h

Iu desh Bugattit një dekadë për prodhuar pasardhësen e Bughatti Veyron.Gjatë Kësaj kohe rekordi i shpejtësisë maksimale ndryshoi disa herë. Shumë parashikuan se Bugatti Chiron do të arrinte menjëherë të merrte kurorën si makina më e shpejtë në botë por kjo nuk ndodhi. Me një fuqi prej 1500 kuajsh fuqi Chiron ka shumë fuqi por shpejtësia e saj maksimale prej 417,6 km/h është më e vogël edhe se Veyron Super Sport. Megjithatë raportohet se Bugatti është duke ndërtuar një version tjetër të Chiron e cila do të jetë shumë më e shpejtë se Veyron Super Sport. Ky model i ri mendohet se do të arrijë të sfidojë Koenigsegg dhe Hennessey për shpejtësinë maksimale

 

This post is also available in: English