Ja cilat janë 7 makinat më të shtrenjta në botë për vitin 2018 (Video)

ardita 0
  1. Rolls Royce Sweptail $13 milionë

Përpara se të habiteni prej çmimit, duhet të dini që nuk ekziston në treg. Makina u prodhua sipas porosisë specifike të një klienti të veçantë, emri i cilit është mbajtur sekret nga kompania automobilistike. Kompani e cila për viti 2016 prodhoi vetëm 4000 Rolls Royce. I tërë ndërtimi i makinës është bërë me detaje, madje mund t’ju kujtojë ato karrocat e vjetra mbretërore që tërhiqeshin nga kuaj të mëdhenj. Një nga detajet që tregon sa eksluzive është kjo makinë, është fakti që mund të ulen vetëm dy persona.

  1. Maybach Exelero $12 milionë

Duke përshtatur çmimin në kohërat e sotme mund shkojë diku tek 10.1 milionë dollarë. Një shumë parash që mund të krahasohet me PBB të një shteti ishullor të vogël. Exelor justifikon paratë me motorrin që prodhon 700 kuaj fuqi, dopio turbo V-12 dhe luksin që ndodhet në çdo cm të saj.

  1. Koenigsegg CCXR Trevita- $4.8 milionë

Makina më e shtrenjtë në botë që i lejohet të lëvizë në rrugë e cila për më tepër është e mbuluar me diamante. Nuk e besoni? Trevita është një shkurtim për të thënë tre të bardha. Poshtë diamanteve ndodhet një motorr 4.8 litërsh, dopio ushqyes V8 që prodhon 1004 kuaj fuqi. Kjo e bën që mos të ketë rival në autostradë. Gjithashtu Trevita vjen me fletët unike dual-carbon në pjesën e pasme, sistem nxjerrjes se gazeravesh “ iconell”, airbag, frena karboni-keramike me ABS, sistem kompjuterik, sistem kronometrik, goma që monitorojnë sistem…etj.

  1. Lamborghini Veneno Roadster – $4.5 milionë

E ndërtuar për të festuar 50-vjetorin e kompanisë. “Veneno” Spanisht do të thotë fjalë për fjalë “Helmues” dhe nga dizenjo mund të themi që është vdekjeprurëse. Transmisioni 4×4 mund të rrotullohet në 8400 rpm dhe arrin 740 kuaj fuqi. Kjo do të thotë që makina mund të arrijë nga 0-100 km/h për 2.9 sekonda. Veneno është komplet e bërë prej fibrash karboni dhe kjo e bën që mos të kalojë peshën e 1490 kg.

  1. McLaren P1 LM – $3.6 milionë

Një makinë e projektuar vetëm për pistë dhe është versioni më i shpejte i McLaren P1 GTR i modifikuar nga firma Britanike Lanzante. Kjo makinë ka shumë ngjashmëri me P1 GTR dhe legjendaren McLaren F1 për rrugë publike. Projektimi aerodinamik, fleta e pasme dhe pesha e reduktuar e bëjnë që të japë 1000 kuaj fuqi.

  1. Ferrari Pininfarina Sergio – $3 milionë

U nis si një makin-koncept në vitin 2013 për të përkujtuar djalin e sëmurë të një prej themeluessve  të “Pininfarina”. Të gjitha makinat janë të bëra me duar prej fibrash karboni. Ashtu si Ferrari 458 është pa tavan, pa xhama fare dhe peshon 60 kg më pak. Këto e bëjnë më të zgjuar, dhe më të lehtë pavarësisht se fuqizohet nga një motorr 4.5 litërsh F136F V-. Si rezultat gomat e para e bëjnë që Ferrari Pininfarina Sergio të fluturojë me 462 kuaj fuqi.

  1. Bugatti Chiron – $2.7 milionë

Duke qënë trashëgimtar i Bugatti Veyron, Chiron-i është goxha i çmuar dhe fillon tek $2.7 milionë bazuar në çmimet aktuale të këmbimit. Prandaj është e bërë me dorë në një studio, më e shpejtë, më e përparuar dhe më e fuqishme se Veyron. Eshtë një shembull kontret  çfarë mund të bëjë bashkimi i inxhinierisë automobilistike dhe asaj së avionëve. Një makinë që mund të arrijë 420 km/h pavarësisht se akoma nuk është testuar.

Lini një Përgjigje