Ja cilat janë disa nga makinat më të mira që u prezantuan në Gjeneva ‘Motor Show’ 2019

ardita 0

Këtë javë u zhvillua panairi i makinave në Gjenevë në të cilën morën pjesë shumë prodhues automjetesh. Gjithmonë ka qënë një event i orientuar drejt performancës, e mbushur me shumë makina sportive, të fuqishme dhe ultra luksoze.

Koenigsegg dhe Bugatti kanë ndërtuar supermakina miliona dollarëshe, ndërkohë që markat si Aston Martin, Rolls-Royce, Lamborghini dhe Ferrari kanë sjellë modele të gjeneratës së ardhshme dhe modele të përditësuara, konceptin Vanquish, Cullinan SUV, Huracan Evo Spyder dhe F8 Tributo. Natyrisht Audi, BMW, Mercedes-Benz dhe Porsche ishin gjithashtu atje.

Bugatti La Voiture Noire

Emri në shqip do të thotë ‘Makina e zezë’.  La Voiture Noire ka një motor W16, 8 litërsh, prodhon 1500 kuaj fuqi dhe është shitur tek një blerës i panjohr për 11 milion euro përpara zhvillimit të panairit.

Koenigsegg Jesko

Jesko ka një motor twin-turbo V8, 5.0 litërsh dhe prodhon 1280 kuaj fuqi. Ka një shpejtësi maksimale prej 300 milje në orë.

Hispano Suiza Carmen

Bazuar në modelin Hispano-Suiza H6C Dubonnet Xenia, është një makinë tërësisht elektrike që ka më shumë se 1000 kuaj fuqi dhe kushton 1.5 milion euro.

Ginetta Akula

Ginetta Akula është e bazuar në Leeds dhe kompania britanike ka thënë se do të prodhojë vetëm 20 të tilla në vitin 2020. Ginetta ka një motor V8 që prodhon 600 kuaj fuqi dhe ka një shpejtësi maksimale prej 320 km/orë.

Ferrari F8 Tributo

Ky është modeli me motorin V8 që po zëvendëson modelet 488 GTB dhe 458 Italia. Shifrat e performancës janë të njëjta si më parë, me 720 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 2.9 sekonda.

Pininfarina Battista

Është emëruar pas themeluesit të kompanisë, Battista ‘Pinin’ Farina, është e gjitha elektrike. Prodhon 1900 kuaj fuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në më pak se 2 sekonda. Do të prodhohet në vetëm 150 njësi, gjysma e të cilave janë shitur tashmë.

Koncepti Aston Martin Vanquish Vision

Koncepti Vanquish Vision i bashkohet modeleve të reja të F8 Tributto të Ferrarit si dhe automejteve me performancë të lartë. Është koncepti më i fundit me të cilin kompania ka debutuar po ende nuk dihet nëse do t’ja dalë mbanë të hyjë në prodhim.

Lamborghini Huracan Evo Spyder

Huracan Evo Spyder me 630 kuaj fuqi vazhdon linjën e tij të shkëlqyer Huracan me një motor V10, 5.21 litësh. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin në 3.1 sekonda.

Audi Q4 E-Tron

Audi solli edhe një makinë të re elektrike në Gjenevë, një koncept crossover Q4 E-Tron. E cila do të përdorë dy motorë elektrikë dhe një bateri prej 82 kWh, prodhon 301 kuaj fuqi. Ajo do të hyjë në prodhim në fillim vitit 2021.