Ja cilat janë disa nga makinat më të mira që u prezantuan në Los Anxhelos ‘Auto Show’ 2018

ardita 0

Këtë vit Los Anxhelos ‘Auto Show’ nuk ka zhgenjyer pasi kane qene te pranishem Audi, BMW, Kia, Mazda, Mercedes, Porsche, Toyota etj, te cilat kane prezantuar modelet e tyre me te reja.

Koncepti mahnites Audi e-tron GT ishte me padyshim makina me e mrekullueshme qe u prezantua, por edhe Mazda 3 e re dhe modeli i ri Porsche 911. Por nuk mbeten mbrapa as modelet e tjera qe debutuan Kia Soul, BMW X7, Jeep Gladiator, Mercedes-AMG GT R PRO dhe Toyota Prius.

Audi

Audi prezantoi konceptin e tij elektrik e-tron GT, i cili vjen me nje performance te larte, ka kater dyer dhe eshte konfirmuar se ne vitin 2020 do te hyje ne prodhim.

BMW

Kete vit BMW nuk zbuloi vetem nje model ne Los Anxhelos ‘Auto Show’ por disa te cilat ishin: 8 Series Convertible, M340i xDrive, Vision iNext dhe X7. Modeli X7 eshte SUV-i me i madh qe BMW ka bere ndonjehere.

Hyundai

Hyundai prezantoi ne panairin e makinave SUV-in Palisade i cili ka nje motor V6, 3.8 litersh dhe prodhon 291 kuaj fuqi.

Jeep

Jeep Gladiator u prezantua zyrtarisht ne Los Anxhelos ‘Auto Show’, ka nje motor V6 qe prodhon 285 bhp. Do te arrije ne SHBA vitin qe vjen ndersa ne Europe do te lancohet ne  vitin 2020.

Kia

Kia Motors prezantoi  makinën e re elektrike të quajtur Kia Soul 2019. Kia ka vendosur që vetëm versioni elektrik do të mbërrijë në Europë. Ndërsa Amerika e Veriut do të marrë dy versionet me motor benzine. 

Mazda

Mazda 3 vjen me gjeneratën e re të motorit Skyactiv-X, në version me benzinë 1.5 dhe 2.0-litër, dhe dizel me 1.8-litër.

Mercedes

Pas zbulimit te modelit B-Class, GLE dhe A-Class Saloon ne Paris ‘Motor Show’, Mercedes me pas u perqendrua ne debutimin e makines AMG GT R Pro. Modeli i ri vjen ne edicion te limituar dhe peshon më pak se AMG GT R.

Porsche

Së fundmi Porsche prezantoi gjeneratën e tetë të modelit të saj klasik 911. Versioni i ri ka një motor sportiv të ndërtuar në atë mënyrë që e ka bërë këtë model makine të veçantë dhe shumë të kërkueshme.

Toyota

Toyota Prius është përditësuar për vitin 2019 dhe lajmi më i rëndësishëm është se një version ‘all-wheel drive’ do të vijë për herë të parë në Europë.