Ja cilat janë disa nga makinat më të mahnitshme që u prezantuan në Pekin “Auto Show 2018”

ardita 0

Kina është tregu më i madh i makinave në botë, po rritet shpejt dhe ka njoftuar se është gati të mirëpresë edhe të huajt. Panairi i makinave në Pekin (Auto Show) është një nga shfaqet kryesore të makinave në Kinë. 

Ajo zhvillohet dy herë në vit në Pekin dhe panairi i 2018 është i hapur për publikun deri me 4 maj. Në panairin e këtij viti prodhuesit e makinave ishin shumë entuziastë për të treguar idetë e tyre të “çmendura”. Ky panair ishte një përzierje solide e koncepteve futuristike dhe e modeleve të reja që u prezantuan nga markat e famshme si: BMW, Lexus, Infiniti, Mercedes-Benz, Maubach, Nissan, Volkswagen etj.

Shikoni më poshte disa nga makinat më të mahnitshme që u prezantuan në Pekin “Auto Show 2018”:

Buick është një nga markat më luksoze në Kinë. Tek panairi kompania Buick prezantoi makinën e saj që quhet Enspire dhe është e gjitha elektrike.

Vizioni i Mercedes-Maybach ishte koncepti që debutoi në Pekin. Ka 750 kuaj fuqi edhe kjo është e gjitha elektrike.

Gjithashtu Lexus paraqiti makinën e tij luksoze sedan të quajtur ES.

Infiniti lajmëroi që do të nisë së shpejti një platformë të re për automjetet elektrike të cilat do të ndërtohen në Kinë.

Volvo vendosi të debutojë me konceptin e tij të ri S90, e cila nga brenda duket si një limuzinë luksoze.

Volkswagen ka qënë prej kohësh një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në Kinë. Në Pekin, VW do të nxjerre në treg një version të ri të sedanit të saj Lavida.
 

Nissan prezantoi projektin e tij Kinez  të quajtur Terra SUV.

Nissan gjithashtu prezantoi konceptin e tij elektrik IMX KURO.

Si dhe Nissan prezantoi prodhimin tjetër elektrik të saj i cili është nje sedan dhe quhet Sylphy.

Prodhuesi kinez Hongqi paraqiti konceptin e tij elektrik të quajtur E-Jing GT.

This post is also available in: English