Ja cilat janë disa prej gjërave që sipas mekanikëve, ju nuk duhet t’ia bëni makinës tuaj kurrë

ardita 0

Pavarësisht se makinat moderne kanë shumë veçori sigurie dhe kompjuter, i cili sigurohet që çdo gjë të shkojë siç duhet, por ju duhet të keni kujdes me disa gjëra. 

Ja cilat janë disa prej gjërave që sipas mekanikëve, ju nuk duhet t’ia bëni makinës tuaj kurrë:

1. Mos vendosni shumë çelësa në çelësin e makinës

Nuk është mirë të vendosni shumë çelësa në çelësin kryesor të makinës pasi pesha e saj mund të dëmtojë kuadrin e makinës. Ndajini ata, mbani pak çelësa në çelësin kryesor të makinës.

2. Ndërroni vajin

Ndiqni specifikat e prodhuesit të makinës se sa shpesh duhet t’ia ndërroni vajin asaj – pasi ka një arsye për këtë. Kjo vlen sidomos për makinat e reja. Disa prodhues përdorin një vaj shumë të hollë kur dalin nga fabrika dhe ky vaj duhet të ndërrohet pas 1,000 km.

3. Mos e stërmbushni motorin

Motori gjithmonë vjen me një matës, i cili ka pikën që tregon nëse ai është “plot”. Mbusheni me karburant deri në atë pikë dhe mos e mbushni më tepër, duke e tejkaluar pikën. Paramendojeni sikur ta mbushni një shishe me ujë deri në kapak, kjo mund të shkaktojë dështim të motorit dhe të bëjë që të dalë tym nga çdo kënd i veturës.

4. Mos prisni derisa serbratori të zbrazet tërësisht

Edhe karburanti më i pastër ka disa grimca brenda dhe graviteti i Tokës bën që këto grimca të mbesin në fund të serbratorit. Nëse e drejtoni mjetin me serbrator pothuajse të zbrazur, këto grimca ‘ngecin’ në motor, duke e dëmtuar atë.

5. Mos i injoroni shenjat paralajmëruese

Jo të gjitha shenjat janë të njëjta për të gjitha makinat, por në përgjithësi, ato janë të koduara me ngjyra. Një simbol i verdhë normalisht tregon se diçka duhet të rregullohet ose kontrollohet. E kuqja tregon se ka një problem serioz dhe se duhet të ndaleni sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi drejtimi i mjetit është e pasigurtë.

Në përgjithësi, nëse një dritë paralajmëruese ndalet, mos e injoroni atë dhe thirreni një mekanik makinash sa më shpejt që të jetë e mundur.

6. Gomat – kontrolloni presionin

Një tjetër praktikë e mirë: kontrollojeni presionin e gomave çdo herë. Nëse ju duket se një gomë është shfryrë pak, duhet ta rregulloni atë, pasi të ngarja e makinës është e pasigurtë.

7. Rrotat – kontrolloni balancimin

Nëse e godisni trotuarin anash (na ka ndodhur të gjithëve) dërgojeni makinën tek një servis dhe u thoni mekanikëve ta kontrollojnë balancimin. Nëse rrotat janë jashtë balancimit, atëherë nuk do ta keni kontrollin e plotë të makinës. Më mirë të jeni të sigurt se ta pendoheni më vonë.