Ja shtetet me më shumë makina elektrike

ardita 0

Konvertimi në vetura elektrike, do të kthehet në një luftë për mbijetesë së shpejti për prodhuesit e automjeteve në të gjithë botën.

Në shfaqjet e veturave në Detroit, Gjenevë dhe Shangai, të gjithë përfaqësuesit e kompanive, bënë të ditur planin për të shtuar modelet elektrike të markave përkatëse. Pavarësisht se i ulët në përqindje ndaj totalit të automjeteve, numri i automjeteve elektrike apo hybride po vjen gjithnjë në rritje.

Sipas Eurostat, në vitin 2017, kishte 262 milion vetura të regjistruara në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Prej gomave, rreth 2 milion, ose 0.8%, ishin elektrike apo hybride, që mund të ecin kombinuar me një motor benzinë ​​ose nafte. Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të qëndrueshme të numrit të veturave elektrike dhe hybride të regjistruara në Bashkimin Evropian.

Në veçanti, numri i veturave hybride me benzinë ​​në vitin 2017, në 1.5 milion, ishte pothuajse 7 herë më i madh krahasuar me 2013-shin, në 200 mijë. Ndër vendet anëtare, Suedia zë vendin e parë të veturave elektrike apo hybride, në 2.4% të totalit. Polonia ndjek me 1.9%, ndërsa norma në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Belgjikë shënon 1.5%, 1.4% dhe 1.2% respektivisht, transmeton albinfo raportimin e ‘Scan’.

Megjithatë, kampioni në kontinent mbetet Norvegjia, që zë vendin e tretë në mbarë botën pas Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar, shitjet e veturave elektrike në Norvegji u rritën me 40%, duke numëruar veturat e kësaj kategorie në 31% të totalit.

Nëse ky trend vazhdon në vitin 2019, më shumë se gjysma e automjeteve të reja do të jenë elektrike dhe Qeveria do të jetë më afër objektivit për të kthyer të gjitha automjetet e reja në elektrike deri në vitin 2025.