Ja cilat janë veturat më të shitura në janar të 2020-ës

ardita 0

Shoqëria e Prodhuesve dhe Shitësve (SMMT) të Britanisë së Madhe ka zbuluar 10 veturat më të shitura në janar të 2020-ës.

Në këtë listë, vendin e parë e zë Ford Fiesta, si vetura më e shitur gjatë 2020-ës në Britani. Fiesta ka vazhduar dominimin e saj nga 2019-ta, pasi ishte vetura më e shitur, me 77,833 vetura të shitura përgjatë këtij viti.

Vetëm në janar 2020, në Britani të Madhe janë regjistruar 6,087 Ford Fiesta. Më poshtë janë dhjetë veturat më të shitura gjatë janarit të këtij viti në Britani.

Ford Fiesta – 6,087

Ford Focus – 5,287

Nissan Qashqai – 4,608

Vauzhall Corsa – 4,373

Volkswagen Golf – 4,027

Mercedes A-Class – 4,214

Kia Sportage – 2,457

BMW Seria 3 – 2,422

Volkswagen Polo – 2,336

Vauxhall Grandland X – 2,261