Ja cilët janë 10 jahtet më të mëdhenj që morën pjesë në ‘International Boat Show 2018’

ardita 0

Qyteti Fort Lauderdale në Florida mikpriti eventin e 59-të të  ‘International Boat Show’ e cila u mbajt nga data 31 tetor deri në 4 nëntor.

Në këtë event marrin pjesë ndërtues jahtesh, dizenjues, pronarë jahtesh si edhe jahtet më të mëdhenj dhe luksozë në botë. Gjithashtu prezantohen projektet për jahtet e reja si edhe  teknologjitë e reja që mund të vendosen në jahte.

Këto janë 10 jahtet më të mëdhenj që morën pjesë tek Fort Lauderdale International Boat Show këtë vit:

1) Areti

Areti është një superjaht prej 85 metrash  i ndërtuar nga Lurssen në vitin 2017. Jahti ka një vend për të vendosur helikopterin, një palestër, pishinë, xhakuzi, spa dhe sauna. Ky superjaht u ble nga miliarderi rus Igor Makarov për shumën e 175,000,000 eurove

2) Elandess

Pamja e jashtme dhe e brendshme e këtij superjahti prej 75 metrash u dizenjua nga Harrison Eidsgaard of London.  Kjo kompani dizenjuese ka bërë një dizajn unik dhe shumë modern duke e bërë këtë jaht shumë të veçantë.

3) Party Girl

Ky superjaht prej 63 metrash u ndërtua nga kantieri hollandez ICON në vitin 2013. Ky jaht ka një pishinë, spa, sauna dhe një sallon prej 17 metrash.

4) Utopia IV

Pamja e jashtme e këtij jahti prej 62 metrash u dizenjua nga Team For Design. Sipas kantierit i cili ndërtoi jahtin ky mjet është një bashkim i një jahti me 3 kate dhe një jahti të shpejtë. Jahti ka një pishinë, spa dhe një vend për të ulur helikopterin.

5) Excellence V

Superjahti perj 60 metrash i njohur me emrin Excellence V u ndërtua në vitin 2012 nga kantieri Abeking & Rasmussen. Ky është një nga jahtet më të kompletuar në botë si edhe ka një dizajn shumë të veçantë.

6) Elysian

Ky jaht prej 60 metrash u ndërtua nga Abeking & Rasmussen në vitin 2009. Pamja e jashtme u dizenjua nga Donald Starkey ndërsa ajo e brendshme nga Bannenberg & Rowell. Ky jaht u restaurua dhe u riparua në vitin 2012 duke i dhënë një pamje më moderne.

7) Minderella

Ky superjaht prej 59 metrash u restarua në vitin 2016 në kantierin Derecktor me një investim që arriti deri në 20 milion dollarë. Ky jaht ishte një nga finalistët për të fituar çmimin si superjahti i vitit në kategorinë e jahteve të restauruara në vitin 2017.

8) Lady Sheridan

Ky është një jaht luksoz me katër kate. Ky superjaht prej 58 metrash ka një dizajn luksoz të veçantë dhe të punuar mirë. Në këtë jaht mund të akomodohen deri në 12 persona në 4 dhoma me hapësirë të bollshme.

9) Power Play

Power Play është një anije prej 56 metrash e cila mund të mbajë dhe të tërheqë gjëra të rënda. Shpejtësia e kësaj anije i kalon 20 nyje. Kjo anije ka një ekuipazh prej 7 personash pork a vend edhe për 4 persona të tjerë nëse nevojiten.

10) Lady Michelle

Ky superjaht prej 55 metrash u restaurua në vitin 2015me një çmim prej 2 milion dollarësh. Pamja e brendshme u ri-dizenjua si edhe të gjitha pjesët mekanike u rregulluan dhe u përmirësuan duke bërë që ky jaht të jetë në gjendje optimale.