10 VIPAT që kanë koleksionin më të madh të makinave

ardita 0

Dihet që këngëtarët bëjnë një jetesë të mirë dhe sigurisht ata me fat që ia dalin mbanë të jenë në majë kanë luksin të kenë makinat më shtrenjta, vilat si edhe diamantet. Shumë këngëtarë me çekun e tyre të parë shkojnë për të blerë një Ferrari ose Range Rover, sidoqoftë ka edhe shumë të tjerë që janë të apasionuar pas makinave dhe bëjnë një koleksion të tërë.

Në listën e mëposhtme do të shikoni se cilët janë 10 muzikantët që kanë një koleksion brilant të makinave dhe do zbulojmë disa nga mjetet që ndodhen.

10. Lady Gaga

Këngëtarja/aktorja tepër e famshme është një nga njerëzit më krijues në industrinë e muzikës tani, shpesh është perpjekur të shembë kufinjtë brenda mënyrës sesi portretizohen njerëzit në media. Sidoqoftë, njëra anë e saj që shpesh nuk theksohet në media është dashuria e saj për makinat. Lady Gaga ka një koleksion mjaft mbresëlënës të automjeteve, nga Ford Bronco o saj zotëron jo vetëm një por tre Rolls-Roys të ndryshme.

9. Beyonce

Beyonce është një tjetër kengëtare legjendare në industrinë e muzikës, ajo gjithashtu njihet si një entuziaste e makinave dhe ka një koleksion të tërë. Mbretëresha e pop-it kryesisht ka nën pronësi makina  shumë miqësore-familjare, minifurgon, SUV dhe furgonë, të cilat i mundësojnë asaj që lëvizë me familjen. Sidoqoftë, si☼ pritej për dikë me aq klas sa Beyonce, ajo zotëron gjithashtu disa makina të shkëlqyera si Mercedes-Benz, McLaren SLR.

8. Kanye West

Kanye West është një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e muzikës dhe është gjithashtu një nga më të pasurit, që është arsyeja pse nuk është një surprizë e madhe të mësosh se ai ka një koleksion fantastik të makinave në shtëpi. Koleksioni i tij është për tu patur zili, duke zotëruar një shumëllojshmëri të supermakinave, Mercedes-Benz, SLR McLaren dhe një Aston Martin DB9 etj.

7. James Hetfield

James Hetfield me siguri ka jetuar një stil jetese rock and roll, duke qënë pjesë e një prej bandave më të mëdha në historinë e rock-ut, pasi është këngëtari kryesor dhe bashkëthemeluesi i Metallica. Atij i pëlqen që të lëvizë me makinat e tij edhe gjatë turneve, disa prej automjeteve që ka nën pronësi janë Packard i vitit 1934, Ford coupe të vitit 1936 etj. Përveç koleksionit të makinave ai ka edhe një koleksion motoçikletash.

6. 50 Cent

50 Cent është këngëtari tjetër që ka një koleksion mahnitës të makinave. Ashtu si shumë artistë me emër të mëdhenj, 50 Cent krenohet me koleksionin e tij që përfshin një Pontiac G8 Edition Special, Ferrari F430 një Lamborghini Murcielago etj.

5. Snoop Dogg

Snoop Dogg është me të vërtetë një nga artistët e veçantë që ka arritur shumë gjëra në karrierën e tij muzikore, ka fituar një shumë të jashtëzakonshme në proces i cili e ka lejuar atë të krijojë një koleksion mbresëlënës makinash. Edhe pse Snoop Dogg ka nën pronësi shumë makina të bukura, e preferuara e tij është Pontic Parisiene e vitit 1967 të cilin e ka personalizuar.

4. Wyclef Jean

Wyclef Jean i cili përveç muzikës është i njohur edhe për aktrimin e tij, ka një hobi në koleksionimin e makinave. Ai ka një larmi të gjerë makinash: McLaren F1, Rolls-Royce Phantom, Bentley Arnage, Cadillac Eldorado si dhe një Pagani Zonda C12. Ai madje zotëron një Hummer H2. 

3. Justin Bieber

A ju befason vërtet fakti që Justin Bieber ka një koleksion masiv makinash? Bieber është një yll i jashtëzakonisht i sukseshëm dhe i pasur, i cili nuk ka humbur kohë të ndërtojë koleksionin e tij të makinave. Edhe pse ai është kapur duke ngarë shumë shpejt në rrugë, këto vitet e fundit duket sikur është pjekur. Bieber zotëron një Lamborghini Aventador,  një Fisker Karma, Cadillac CTS-V etj.

2. Eric Clapton

Eric Clapton është një emër legjendar në botën e muzikës dhe është një nga kitaristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave por gjithashtu është entuziast i makinave. Clapton është i fiksuar pas makinave të vjetra Ferrari dhe ka nën pronësi shumë makina të tilla. 

1. Jay-Z

Jaz-Z sigurisht ka një koleksion të gjerë dhe mbresëlënës të makinave, zotëron disa nga automjetet më të rralla të bëra ndonjëherë, duke shpenzuar vlerën e tij neto në makina luksoze të mahnitshme për veten dhe familjen e tij. Jaz-Z posedon shumë automjete dhe ka një nga koleksionet më të mëdha në industrinë e muzikës. Disa nga makinat që ka nën pronësi janë Jeep Wrangler, Alfa Romeo Spyder, Tesla Model S, gjithashtu zotëron një prej makinave më të shtrenjta në botë Maybach Exelero.