Ja cili është jahti më i gjatë në botë (107 metra), të cilin Mark Zuckerberg nuk mundi ta blinte

ardita 0

Jahti me emrin “Ulysses” është një nga jahtet më të mëdha të ekspeditës në botë. Eshtë ndërtuar në vitin 2016 ka një gjatësi prej 107 metra,  ka një dizajn shumë të veçantë dhe një stil shumë të bukur.“Ulysses” është një jahtet më spektakulare në treg, është moderne, luksoze  përmban pishinë, spa, kuvertë helikopteri garazh etj.
Pronari i këtij Jahti ishte miliarderi Graeme Hart i cili gjithashtu po ndërton një jaht të dytë në Kleven nga një kantjer në Norvegji, i cili ndërton anije tregtare. Miliarderi Graeme në vitin 2013 e bleu këtë jaht $10.2 miliardë nga Forbes. Më pas e shiti në vitin 2017 me një çmim prej 195 milionë dollarë. Kishte shumë thashetheme që thonin që themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg kishte blerë jahtin, më pas ky thashethem u përgënjështrua nga dhe nga menaxheri i Facebook-ut .

Gjatë ndërtimit të jahtit “Ulysses” Hart  kishte një vizion shumë të qartë të jahtit që dëshironte të krijonte, pasi kishte në pronësi një jaht eksplorues prej 60 metrash të ndërtuar nga Triniteti në vitin 2004. Gjërat kryesore që dëshironte miliarderi ishin vëllimi i brendshëm, donte hapësira të mjaftueshme për mysafirët etj. Përpara se të blinte Jahtin “Ulysses” ai gjithashtu shiti një jaht tjetër prej 60 metra i cili njihej si “Grand Russalina”. Miliarderi Hart në total ka 7 jahte duke përfshirë edhe jahtin 116 metra që po ndërtohet.

Një nga cilësitë më të mahnitshme tek “Ulysses” është pishina e madhe e saj, e cila është e vendosur në pjesën e pasme të kuvertës së sipërme me një lartësi prej 9 metrash mbi nivelin e detit. Dhe pranë pishinës është vendosur një kuvertë e tretë për hije, pishina është e gjatë 12 metra dhe rrethohet nga disa hapësira ku jane vendosur shazllone për të marrë rreze dielli.

Në një cep tjetër të kësaj kuverte është vendosur një xhakuzi prej 400 metrash katrorë. Një avantazh i të qënit në jaht është se ke mundësi të notosh në det, “Ulysses” është ndërtuar me qëllimin që të lundrojë në zona shumë të thella aty ku uji është shumë i pastër.

Pranë pishinës ndodhet edhe një tavolinë e madhe për të ngrënë e cila është e mbuluar nga një tavan solid dhe ideal për dreka informale gjatë verës. Megjithatë në kuvertë përveç kësaj tavoline, ekziston edhe një tavolinë tjetër për drekat formale e cila është e pozicionuar pranë ambientit të kuzhinës.

Jahti “Ulysses” përmban një shumëllojshmëri hapësirash për të argëtuar mysafirët e saj. Mbizotërojnë ngjyrat e lehta dhe në kuvertën kryesore ka një sallon të madh të arreduar dhe gjithashtu ka edhe një bar.

Ndryshe nga jahtet e vogla “Ullysess” strehon gjithësej 36 mysafirë. Suita presidenciale shtrihet përgjatë një kuverte të tërë. Ka dritare panoramike në të dy anët e suitës.
Përveç cilësive të përmenduara më sipër jahti gjithashtu përfshin një pishinë zhytjeje, sauna, dhomë me avull, dhomë masazhi, dhe shumë dhoma të tjera të dizajnuara me ngjyrë blu, të bardhe dhe me ngjyra të errëta.

Zona Wellness përbëhet nga një palestër e cila është e vendosur në pjesën e pasme të kuvertës kryesore me një shumëllojshmëri të madhe të pajisjeve dhe me një pamje që të lë pa frymë.
Një tjetër dhomë e jahtit e cila është shumë e rendësishme dhe e veçantë është dhoma e kinemasë e cila është e përbërë me disa divanë shumë të rehatshëm, është e pajisur me një projektor dhe me një ekran HD, gjithashtu dhoma është e izoluar nga tingujt e jashtëm.

Akoma nuk është zbuluar emri i personit që ka blerë këtë jaht nga miliarderi Hart por ka shumë aludime për persona të pushtetshëm.

Lini një Përgjigje