Ja detajet spektakolare të BMW M5

Mariglen 0

Gjenerata fundit e M5, ishte makina me e fuqishme që ka lançuar ndonjëherë linja M, pasi ka motorin 4.4-litra twin-turbo V8 që prodhon 600 kuajfuqi. Megjithëse e duam shumë këtë sedan, i riu do të jetë edhe më i mirë sepse do të përfshijë “M5 Competition Package”. Prodhuesi gjerman ende nuk ka bërë të ditura detaje shtesë, por njohësit kanë shfrytëzuar forumet që të tregojnë detajet që besohet se kanë rrjedhur prej kompanisë.

kur pretendimet të jenë të vërteta, M5 i ri ka motorin e njëjtë por që prodhon 25 kuajfuqi më shumë. Me 625 kuajfuqi, mund të konkurrojë lehtë me Mercedes-AMG E63 S, që ka 22 njësi më pak. Në të njëjtën kohë, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për një sekondë më shpejtë se standardi që i zë me 3.3-sekonda. Kjo do të thotë që është për një sekond më i shpejtë se rivali AMG.

Shpejtësia maksimale nuk është e përmendur, por njohësit besojnë të jetë rreth 300 kilometra në orë. Nuk është thënë as sa do të kushtojë, por mësohet se do jet diku të 8.000 Euro më shtrenjtë se modeli i tanishëm. 

This post is also available in: English