Ja disa nga konceptet e Ferrarit që nuk u futën kurrë në prodhim pasi ishin tepër të shëmtuara

ardita 0

Ferrari është prodhuesi italian i makinave që përfshin në ndërtimin e modeleve të saj pasionin, emocionin, bukurinë dhe shpejtësinë.

Me një histori të shquar ka pasur dhjetra makina të mrekullueshme por gjithashtu ka shumë modele që nuk duken edhe aq të mira. Për fat të mirë, shumica e tyre ishin koncepte që nuk shkuan më tej. 

Pininfarina Sergio

Ne do të fillojmë listën me modelin Sergio nga Pininfarina, e quajtur në nder të Sergio Pininfarina. Eshtë i bazuar në një Ferrari 458 dhe nuk ka një një xham të përparmë. Elementet e tjera të dizajnit u frymëzuan nga koncepti origjinal Dino i vitit 1965-ës. Për fat të keq, Sergio në fakt shkoi në prodhim në vitin 2015 me gjashtë njësi të ndërtuara dhe të shitura, megjithëse tani kanë një xham dhe stil më pak të çuditshëm.

Ferrari Mythos

Bazuar në Testarossa, Mythos Ferrari ishte edhe një koncept tjetër i dizajnuar nga Pininfarina. Ishte shumë më e hijshme se vetura mbi të cilën ishte bazuar, por nuk kishte ndonjë formë të vërtetë  sikur të ishte projektuar thjesht në një tunel pa konsideratë për estetikë.

Ferrari F150 Tensostruttura

Koncepti origjinal dukej i paformuar dhe i dukej si karikaturë e bërë nga fëmijët sesa nga sallat e departamentit të brendshëm të dizajnit të Ferrarit. Edhe proporcionet dukeshin të çuditshme,  megjithëse është e vështirë të vendosësh një gisht në atë që është aq shqetësuese për të. 

Peter Simon Ferrari Enzo

Peter Simon është një dizajner mjaft i zgjuar, i njohur për përgatitjen e gjuhës së dizajnit ‘E-Bone’ për një sërë autobusësh të qytetit. Ai mori përsipër që të ridizajnonte Ferrari Enzo-n, por rezultoi të ishte shumë e shëmtuar.  Fatmirësisht, megjithëse ishte një Ferrari, firma italiane nuk donte të bënte asgjë me këtë dhe kurrë nuk shkoi për prodhim.

Ferrari 512S Modulo

Ky koncept futuristik ishte i dizajnuar nga Paolo Martin, debutoi në vitin 1970 dhe dukej më shumë si një anije kozmike sesa një makinë motorike, me një trup jashtëzakonisht të ulët. Pas debutimit të tij kurrë nuk shkoi përtej fazës së konceptit. Megjithatë, ajo që ishte shumë mbresëlënëse në këtë koncept ishte motori V12 që prodhonte 550 kuaj fuqi, e cila bënte qe Modulo të kishte një shpejtësi maksimale prej 220mph, e cila për vitin 1970 ishte një arritje mjaft e mirë.

Koncepti Zobin

Ky koncept me një vend u projektua nga iraniani Siamak Dehkordi. Mendohet që ai u frymëzua nga makinat e Formula 1 të Ferrarit në epoken e vitit 2008. 

Ferrari Pinin

Pamja e Ferrari Pinin i ngjante disi një kalimi midis Aston Martin Lagonda dhe një Mercedes-Benz. Sedani me katër dyer mundësohej nga një motor 4.8 litërsh. 

Testa d’Oro Colani

Testa d’Oro është projektuar dhe ndërtuar nga projektuesi dhe profesori gjerman Luigi Colani, bazuar në Testarossa të Ferrarit, me qëllimin e vetëm për të thyer rekordet e shpejtësisë. Motori twin-turbocharged, 4.9 litërsh prodhonte 740 kuaj fuqi, e cila e mundësi Testa d’Oro të kishte 218 mph në vitin 1991, duke vendosur një rekord të ri në Bonneville Salt Flats. 

Ferrari 512 S Berlinetta Speciale

Edhe 512 S Berlinetta Speciale u dizajnua nga Pininfarina. U prezantua në 1969 në Torino ‘Motor Show’ koncepti i shkruar nga Filipo Sapino ishte Ferrari i parë që përcaktoi atë epokë të dizajnit të makinave. Emërtimi gjithashtu i hutoi shikuesit, pasi nuk kishte asnje motor V12 me 5.0 litra. Ishte një dizajn teatral dhe ka mbetur thjesht një koncept.

 

 

 

This post is also available in: English