Ja disa nga makinat e shtrenjta dhe luksoze që do të gjeni në Dubai

ardita 0

Emiratet e Bashkuara Arabe janë legjendare për sasinë e pasurisë në qytetet e saj kryesore, ne po flasim këtu për shumat e çmenduara të parave të naftës.

Stacionet e autobuzëve në Dubai janë me ajër të kondicionuar, kanë qendra të mëdha tregtare dhe kur bëhet trafik duket sikur po zhvillohet ndonjë paradë supermakinash. Mund edhe të shihni dikë në ndonjë makinë që ledhaton kafshën e tyre gatopard që është ulur në sediljen e pasagjerit.

Më poshtë ndodhen makina prej ari, diamanti, ekzotike, sportive etj.

Bugatti Veyron

Policia e Dubait u certifikua si makina më e shpejtë policore në botë nga ‘Libri i Rekordeve të Ginesit’ në vitin 2017.

Mercedes-Benz SL600 prej diamanti

Kjo makinë u zbulua në Dubai ‘Auto Show’ për të festuar 50 vjetorin e Mercedes-Benz SL550 në vitin 2007. Thuhet se është paguar nga princi miliarder Amir al-Waleed bin Talal bin Abdul-Aziz, i cili është anëtar i familjes mbretërore saudite dhe sipas revistes ‘Time’ është një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë për vitin 2008.

Lamborghini Aventador e veshur me ar

Çfarë është më mirë se një makinë 4.8 milion dollarëshe në Dubai? Natyrisht, një makinë prej 7.5 milion dollarë. Ky model ësht krijuar nga inxhinieri Robert Gulpen në Gjermani dhe është ndërtuar me ar dhe janë përdorur metale të çmuara për detaje.

Mercedes SLR Sport me ar të bardhë

Kjo makinë nuk është e veshur me ar, por pohohet që trupi është prej ari të bardhë. Raportohet që ka kushtuar rreth 2.5 milion dollarë dhe ka një motor quad-turbo V10 që prodhon 1600 kuaj fuqie.

Bugatti Veyron prej porcelani

Është një Veyron Grand Sport i detajuar me inlay të porcelanit nga Fabrika e Porcelanit Mbretëror në Berlin. Është hartuar me përpikmëri për të eliminuar linjat sipërfaqësore midis ngjyrave dhe efekti është mahnitës dhe kryevepra e fjalës nuk është hiperbolë. Ajo u shit për dikë në Dubai për 2.5 milionë dollarë.

Nissan GT-R

Është ndërtuar në Japoni nga Kuhl Racing dhe me ndihmën e ekspertit Takahiko Izawa i cili bëri gdhëndjet e arit tek makina. Sapo makina u prezantua në Dubai direkt pati kërkesa për blerjen e saj.

Range Rover 

Cars Coin është një kompani në Dubai që merret me dekorime të ndryshme me monedha. Këtë herë ka mbuluar komplet me monedha një makinë Range Rover edhe pse pesha e atyre monedhave mund të shkojë në disa kilogramë.

Lamborghini Veneno

Kompania Lamborghini ka ndërtuar 5 makina coupe në 50 vjetorin e tij dhe një e mbajti për vete dhe një për testim. Tre të tjerat u shitën dhe sigurisht që nuk kishte si të ndodhte ndryshe njëra nga ato ishte blerë në Dubai.

W Motors Lykan Hypersport

W Motors është një kompani që ndodhet në Dubai, me siguri këtë model Lykan Hypersport do ta keni parë duke u hedhur nga një ndërtesë në tjetrën në filmin ‘Fast & Furios 7’. The Lykan Hypersport shpejtësinë nga 0 deri në 100 km e arrin për 2.8 sekonda dhe vetëm një nga pak njerëz mund ta ngasin dhe ky person është një shofer nga forcat e policisë në Abi Dhabi. Departamenti 
bleu një në vitin 2015 dhe dyshojmë se mund të ketë pasur një garë midis kësaj dhe Veyron të policisë së Dubait.