Ja disa nga makinat që ka në pronësi aktori i famshëm Tom Cruise

ardita 0

Nuk ka ndoshta asnjë aktor filmash më të njohur se Tom Cruise i cili është sinonim me botën e automobilave. 

Famën e tij e arriti pas rolit në filmin ‘Top Gun’ (1986). Ai është i njohur për rolin e agjentit sekret Ethan Hunt në serinë e filmave ‘Mission Impossible’ (Mision i pamundur). Ai ka grumbulluar një koleksion personal të automjeteve që rrallë i shfaq në publik. Koleksioni i makinave të tij, perfshin modele luksoze, ekzotike, tradicionale etj.

Ai arriti të mbajë koleksionin e tij të makinave sekret nga publiku pjesën më të madhe të karrierës së tij edhe pse ai është një nga aktorët më të paguar në botë me një vlerë që tejkalon shumë elitën e Hollivudit.

15. BMW Seria 7

Ai është pronari i kësaj makine BMW 7-Series e cila njihet si maja e modelit BMW që ofron një sasi të madhe hapësire të brendshme pa sakrifikuar performancën falë motorit opsional V-12.

14. Ford Mustang Saleen S281

Nuk ka dyshim për nevojën e Cruise për shpejtësi, sidomos pas performancës së tij në filmin ‘Days of Thunder’. Ford Mustang Saleen S281 është një nga modelet më të rralla në rrugë sot. 

13. Bugatti Veyron

Cruise është pronari i  kësaj makine të shtrenjtë. Bugatti Veyron ka bërë një rrugë të gjatë në krijimin e një reputacioni si një makinë e shpejtë ekzotike dhe sportive.

12. Ford Excursion

Për ata që nuk e dinë, Excursion Ford ishte një rival për Chevrolet Suburban që Ford nisi gjatë bumit të modeleve SUV. Për shumë konsumatorë modeli ishte shumë i madh dhe i papërshtatshëm por kohët e fundit ka përjetuar një rritje të popullaritetit në treg.

11. Ford Mustang Saleen (Ngjyrë argjendi)

Përveç modelit që pamë më sipër Mustang, Cruise ka edhe një makinë tjetër po Mustang Saleen por në ngjyrën e argjendit, që i jep modelit një pamje unike.

10. Chevrolet Chevelle SS

Ndoshta ishte roli kryesor në filmin legjendar ‘Days of Thunder’, ose thjesht se ai donte të shtonte një makinë të vlefshme sportive në flotën e tij. 

9. Chevrolet Corvette C1

Suksesi i filmit ‘Days of Thunder’ ishte një fitore e madhe për GM dhe divizionin e tyre Nascar, që debutoi në atë kohë makina e re Lumina. Kështu, ishte normale që Cruise do të ishte pronari i një Chevrolet Corvette C1. Ky brez i Corvette njihet për nxitjen e popullaritetit dhe ishte një nga makinat më të pastra sportive të shitura në atë kohë.

8. Porsche 911

Tom Cruise ka në pronësi edhe këtë makinë sportive Porsche 911.

7. Cadillac Escalade

Cruise është gjithashtu pronari i një Cadillac Escalade, e cila është ndër modelet më të shitura të SUV-ëve në botë.

6. Mercedes-Benz S-Class

Përveç BMW 7-Series, Tom Cruise është gjithashtu pronar i një Mercedes-Benz S-Class, me të cilin është parë duke lëvizur në Los Anxhelos më shumë se një herë.

5. Mercedes CLK W209

Kjo makinë me dy dyer është e pajisur me një motor V8, që i jep këtij modeli një eksperiencë të veçantë që është e pakrahasueshme me modelet e tjera me dy dyer.

4. Dodge Colt

Cruise në fillim të karrierës së tij ishte pronari i një Dodge Colt. Pas shpërthimit të suksesit të ‘Days of Thunder’, Tom Cruise e përmirësoi makinën e tij në diçka më të përshtatshme.

3. Buick Roadmaster 1949

Cruise ka mjaft makina klasike në arsenalin e tij dhe një nga këto makina është Buick Roadmaster 1949. Një makinë e njohur për motorin e saj të brendshëm dhe luskoz.

2. BMW 3-Series

Pasi Cruise e filloi karrierën e tij, një nga automjetet e para luksoze që bleu isht BMW 3-Series, i cili në atë kohë ishte një prej sedanëve më të mirë.

1. Porsche 928 (1979)

Porsche 928, e parë edhe në filmin ‘Scarface’ është një tregues i mirë se si makinat e përparuara sportive ishin gjatë viteve ’80 edhe pse modeli ka mbetur shumë i preferuar edhe në ditët e sotme.

This post is also available in: English