Ja disa nga veprimet që nuk duhet të bëni gjatë drejtimit të mjetit

ardita 0

Me kalimin e kohës, ne ndihemi më rehat pas timonit dhe kjo na bën që të jemi më pak të kujdesshëm e fillojmë dhe bëjmë disa veprime që mund të na rrezikojnë jetën. Shpejtësia dhe kalimi i semaforit me dritën e kuqe janë ndër gabimet zakonshme që bëjnë shoferët gjatë drejtimit të mjetit. Raportohet se rreth 1.3 milionë njerëz në mbarë botën humbin jetën si pasojë e aksidenteve rrugore çdo vit.

Më poshtë keni të listuar disa nga veprimet që nuk duhet të bëni ndërkohë që jeni duke drejtuar  mjetin:

Takat gjatë drejtimit të makinës
Një pjesë e mirë e femrave e drejtojnë makinën me taka, kjo është shumë e gabuar pasi takat mund të ngecin në tapetin e makinës dhe bëhen shkak për aksidente. Ato gjithmonë duhet të mbajnë një palë këpucë të sheshta, në mënyrë që të ngasin më lehtë dhe të shmangin ndonjë tragjedi.

Kafshët në makinë
Është shumë e rrezikshme që të mbani kafshët në makinë, sidomos në prehër. Edhe pse kafshët mund të ulen në vendin e pasagjerit, ato mund të hidhen gjatë kohës që mjeti është në lëvizje dhe shpërqendrojnë shoferin. Kafshët janë të paparashikueshme dhe nuk është e këshillueshme që t’i merrni ato gjatë drejtimit të makinës, sidomos kur jemi vetëm.

Kufjet
Një tjetër ide e keqe dhe e rrezikshme është mbajtja e kufjeve gjatë drejtimit të mjetit. Kurrë mos e bëni këtë pasi nuk mund të dëgjoni lajmërimet e rëndësishme si dikush që parakalon apo një tjetër që ka urgjencë. Madje ka njerëz që mund t’i zërë gjumi në makinë, teksa dëgjojnë muzikë me kufje ndaj tregohuni të kujdesshëm.

Përdorimi i telefonit
Eshtë shumë e rrezikshme të përdorësh telefonin gjatë drejtimit të mjetit pasi ai e shpërqendron shoferin. Sipas studimeve përdorimi i tepruar i telefonit mund të zvogëlojë rrezen e shikimit të shoferit dhe më pas ai ka një reagim më të ngadaltë në timon.

Drejtimi i timonit me gjunjë
Besoj që ju ka ndodhur që të keni diçka në dorë dhe keni përdorur gjunjët për të mbajtur timonin. Mos e bëni më pasi kjo është e rrezikshme, gjunjët mund ta kontrollojnë timonin njësoj si duart. Gjithmonë përdoni duart dhe tregohuni të kujdesshëm, pasi një gabim i vogël mund shkaktojë ndonjë aksident të rëndë.