Ja kush janë arsyet që Speedtail 2019 është ilegal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Foto

liridona 0

McLaren sapo ka zbuluar Speedtail 2019, dhe pa marrë parasysh sa kushton, nuk është e ligjshme që ti japësh nëpër rrugët e SHBA.

Për herë të parë, prodhuesi britanik i super-makinave McLaren po futet në biznesin e hiper-GT. Në një fushë të dominuar nga Pagani, Bugatti dhe Koenigsegg, McLaren është këtu për tu treguar të gjithëve punë e bërë nga ai.

Speedtail është e pajisur me një motor hibrid që prodhon 1.035 kuaj fuqi. Shpejtësia maksimale është 250 m/orë dhe mund të garojë nga zero në 186 m/orë në vetëm 12.8 sekonda.
Forma e saj e lehtë mund të duket paksa qesharake, por është projektuar të jetë makina më aerodinamike që McLaren ka bërë ndonjëherë (përveç që është më i fuqishmi dhe më i shpejti). Aerodinamika aktive, si p.sh. aero-mbulesa statike e frontit me fibra karboni dhe ailerona aktivë janë disa nga elementët që karakterizojnë këtë makinë.


Mënyra sesi janë ndërtuar sendiljet, e bën të paligjshëm ngarjen e kësaj makine në Shtetet e Bashkuara. Siç vë në dukje Autoriteti Motor, të gjitha makinat e reja duhet të kenë airbag anësorë, të cilët Speedtail nuk i ka. Ajo gjithashtu nuk ka pasqyra anësore. Kjo është gjithashtu e paligjshme në rrugët amerikane aktualisht, edhe pse jemi të sigurtë se kamerat dixhitale bëjnë një punë të mirë si pasqyrat.

Pavarsisht kësaj, 35 nga 106 Speedtails të rezervuara u shitën amerikanëve.$ 2.25 milion secila.

This post is also available in: English