Ja përse Audi R8 është një makinë e veçantë, teknikët zbulojnë “sekretin”

ardita 0

Audi R8 është një makinë e veçantë jo vetëm për kompaninë Audi, po për të gjithë botën e makinave. Kompania gjermane ka nxjerrë një “sekret” e cila e bën këtë makinë edhe më speciale.

Gjatë një interviste teknikët e Audi-t treguan se çdo Audi R8 që ata prodhojnë bën një xhiro testimi rreth 40 km në mënyrë që teknikët të kontrollojnë nëse makina nxjerr ndonjë problem përpara se t’i dorëzohet pronarit. Interesante është se këto testime nuk i ndalon as shiu dhe makina testohet edhe kur në rrugë ka ujë.

Eshtë modeli i vetëm në linjën e gjerë të Audi-t që i nënshtohet këtij testimi shtesë të kontrollit të cilësise, gjë që ka kuptim kur merret parasysh që është në shitje modeli më i shtrenjtë i markës.

Kompania Audi prezantoi një model të përmirësuar R8 këtë muaj. Modeli i ri ka më shumë fuqi dhe ka një pamje më agresive. Makina më e shpejtë e të gjithë serisë R8 është modeli R8 V10 Performance Quattro Coupe e cila arrin nga 0-100 km në vetëm 3,1 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 331 km/h.

This post is also available in: English