Ja pse Tesla kërkon mbrapsht 123 000 makina të tipit “Model S”

ardita 0

Tesla kërkon mbrapsht 123 000 makina “Model S” pasi është shfaqur një problem që ndikon mbi drejtimin e makinës. Ky problem është komunikuar ditën e enjte dhe ka të bëjë me të gjithë makinat “Model S” në mbarë botën që janë prodhuar para muajt prill të 2016.

Tesla ka informuar që ky difekt nuk ka të bëjë me Model X ose Model 3.

Ky lajm u bë i ditur nëpërmjet një email-i që u është dërguar blerësve të Model S nga kompania amerikane. Aty iu komunikua që do duhet të zëvendësojnë një pjesë në sistemin e drejtimit të automjetit, pasi u vu re nga inxhinierët që vidat konsumoheshin shume shpejt. Ky konsumim shkaktohet vetëm në vendet me klimë të ftohtë. Më saktë në ato vende ku përdoret më shpesh, kripa e kalciumit ose e magneziumit sesa përdoret kripa e zakonshme, për shkrirjen e akullit në rrugë.

Tesla sqaroi që deri më sot nuk janë raportuar aksidente në lidhje me këtë problem specifik. Për të qetësuar pak situaten. ajo shtoi që edhe në rast se këto vida prishen, shoferi do të jetë në gjendje të kontrollojë mjetin, por do i duhet me shumë forcë për shkak të mos funksionimit të sistemit hidraulik.

Si përfundim për ta riparuar këtë problem, kompanitë e makinave elektrike, ka njoftuar klientët e saj që do t’i kontaktojë direkt sapo një pjesë zëvendësuese do të jetë afër rajonit ku ato banojnë. Do lihet një takim për të bërë riparimin dhe ai do të zgjasë rreth një orë.

Pavarësisht kredibilitetit të padiskutueshëm që karakterizojnë makinat moderne, në vitet e fundit kemi parë disa herë tërheqje makinash për arsye të ndryshme teknike.

Në Shqipëri akoma nuk ka ndonjë informacion në qoftë  se mund të ketë ndonjë makinë Tesla por jemi të sigurt që do ketë shqiptarë që zotërojnë një Model S jashtë vendit.

Lini një Përgjigje