Ja sa makina mund të prodhojnë brenda 1 minute kompanitë gjigante

ardita 0

Kina është prodhuesi më i madh i makinave në planet, me rreth 25.7 milionë automjete të prodhuara në vit, në minutë prodhohen 48.9 automjete. SHBA prodhon 20.7, Japonia 18.4 dhe Gjermania 8.9, pra Kina prodhon më shumë se tre shtetet e mësiperme.

Në impiantet e Toyota prodhohen në një minutë 19.9 makina dhe në fabrikat e Volkswagen 19.8. Vendin e tretë e zë Koreja e Jugut me Hyundai-n që prodhon 13.7 makina në minutë. Në vendin e katërt ndodhet General Motors me 13 automjete të prodhuara në minutë dhe në vend të pestë është Ford me 12.2 makina.

Më pas renditet Nissan me 11 makina në minutë, e ndjekur nga Honda me 10 automjete, FCA 8.8 automjete, Renault me 7.9 automjete dhe PSA 6.9 automjete në minutë.