Mos e humbisni! Ky është koleksioni mbresëlënës i makinave të aktorit Arnold Schwarzenegger

Aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger ka lindur në Thal bei Graz, Steiermark, në Austri. Schwarzenegger u rrit në një fshat të vogël të Austrisë, ku filloi edhe sportin e bodybuilding.
Ai mori një fame të madhe pasi luajti rolin kyresor në një nga filmat më të mëdhenj të Hollivudit- “Terminator”.
Schwarzenegger përveçse aktor ai ka qënë edhe guvernatori i Kalifornisë nga viti 2003 deri në vitin 2011. Më poshtë do të njiheni me 10 makinat e koleksionit të tij.
10. Dodge Challenger SRT
Do ta fillojme listën me këtë super makinë të fuqishme Dodge Challenger SRT e cila s’kishte si të mos mungonte në garazhin e tij.
9. Porsche 911 Turbo
Kjo është një tjetër makinë mbresëlënëse e koleksionit të tij. Eshtë ngjyrë gri dhe pjesa brenda është në ngjyre të kuqe. Schwarzenegger duket i kënaqur kur drejton këtë makinë të shkëlqyer.
8. Hummer H1
Kjo është makina që i përshtatet më së miri aktorit të Hollivudit. Për një njeri të vogël, kjo makinë do të ishte si shtëpia e tij, por për Schwarzenegger, ky është vetëm një mjet i thjeshtë.
7. Ex-Military dodge M37
Ky është një nga automjetet që nuk do ta gjenit në garazhin e ndonjë personi të famshëm përveçse në garazhin e Schwarzenegger. Ai e ka nën pronësi këtë kamion të vjetër i cili është ndërtuar posaçërisht për ushtrinë.
6. Excalibur
Kjo mund t’ju duket pak e habitshme por Schwarzenegger me të vërtetë po nget këtë makinë të pazakontë.
5. Mercedes-Benz SLS AMG
Meqënëse vjen nga Austria, Schwarzenegger donte një makinë që do ta bente të kujtonte shtëpinë e tij, kështu që ai iu drejtua markës gjermane Mercedes dhe bleu një të tillë.
4. Hummer H1
Nuk ka vetëm një Hummer në garazhin e Arnold, por dy. Ky Hummer ndryshon pak nga tjetri që kemi parë. Mbi rrotën e pasme, mund të shihni fjalen “Terminator” të shkruar në trupin e makinës.
3. M47 Patton Tank
Ky tank u prodhua që të dërgohej në Kore gjatë Luftës së Koresë. Por sigurisht Schwarzenegger, nuk donte të humbiste mundësinë që ta kishte në koleksionin e tij këtë “bishë” të vërtetë.
2. Bentley Continental GTC
Përveç makinave që pamë pak më sipër dhe tankut, Schwarzenegger pëlqen të drejtojë edhe makinën e tij luksoze e cila është një Bentley Continental GTC.
1. Unimog
Unimog është një kamion jo i zakonshëm i cili ka simbolin e Mercedes në pjesën e përparme. Ky kamion është i pakrahasueshëm dhe jashtëzakonisht dinamik. Përdoret për shumë qëllime të ndryshme si psh, për të transpotuar pajisje, materiale të rënda etj.