Ja se çfarë po iu shkaktojnë shoferëve dritat e forta të makinave të reja

ardita 0

Gjatë një studimi që është bërë këto kohët e fundit është zbuluar se makinat e reja kanë drita shumë të forta, saqë po u shkaktojnë shoferëve në drejtimin e kundërt, verbim të përkohshëm.

Gati dy e treta e shoferëve kanë thënë se trullosen prej dritave, qoftë edhe kur ato largohen menjëherë. Shumica prej tyre kanë pranuar se iu duhet afërsisht pesë sekonda që të nisin të shohin sërish siç duhet.

Zakonisht kur një makinë lëviz me 100 kilometra në orë lëshon dritë dhe ndriçon një hapësirë prej 150 metrash. Si pasojë e verbërisë apo trullosjes të shkaktuar prej dritave të makinës që vinte në drejtimin e kundërt vetëm 15% nga 2,051 shoferë të intervistuar janë përfshirë në aksidente.

Në raport është thënë që: “Intensiteti i ndriçimit të makinave të reja është duke shkaktuar pasoja serioze tek shoferët iu shkojnë përballë”. Konsiderohet se dritat janë avancuar shumë kohëve të fundit dhe iu lehtësojnë shikimin drejtuesve të makinave përkatëse, por janë rrezik për të tjerët që ndodhen në kahun e kundërt, dhe gjithashtu janë te rrezikshme nëpër kthesa.

Lini një Përgjigje