Ja se çfarë po ndërton Charge Automotive!

liridona 0

Kompania londineze Charge Automotive ka deklaruar se do të ndërtojë 499 makina Mustang model klasik me motorr elektrik.

Gjithashtu kompania deklaroi se çmimi i një makine të tillë do të jetë rreth 200,000 paund. Këto makina do të jenë plotësisht elektrike.

Këto makina do të pajisen me një bateri 64kWh dhe një motorr elektrik fuqia e të cilit ende nuk është bërë e ditur.

Sipas kompanisë makina do të arrijë shpejtësinë nga 0-62 mph në vetëm 3.09 sekonda. Kjo makinë mund të ecë deri në 124 milje pa pasur nevojë për tu karikuar.

Charge Automotive është duke punuar me kompanitë Arrival dhe Roborace për të bërë të mundur ndërtimin e kësaj makine. Dorëzimet e makinave të para janë planifikuar që të fillojnë në shtatorin e vitit të ardhshëm.