Ja se çfare i shkaktojnë gropat makinës tuaj!

liridona 0

Nuk ka gjë më të keqe sesa të biesh në gropa. Gropat përkeqësohen akoma më shumë nga ngricat dhe kur makinat kalojnë mbi to. Me motin e paqëndrueshëm që mbizoteron në këte periudhë të vitit i bëjnë ato një makth të vërtetë.

Eshtë e pamundur që të mos biesh në ndonjë gropë.  Shpesh përballeni me pjesë rrugësh që janë plot me gropa të mbushura me ujë duke mos ditur thellësinë dhe madhësinë e tyre. Shumica e tyre janë të pashmangshme dhe mund ti shkaktojnë makines tuaj një dëm të konsiderueshem dhe juve para të humbura.

 

Ja sesi ndodh dëmi

Pjesa e parë që dëmtohet pasi keni kaluar mbi një gropë është goma sepse ajo vjen në kontakt direkt me të. Cepat e thepisur të gropës të kombinuar me forcën që goma bie mbi të, krijojnë goditje të forta dhe të përqendruara. Pavarësisht se gomat moderne janë shumë të forta, pjesa anësore e tyre ka më shumë gjasa që të dëmtohet. Rezultati mund të jetë një vrimë ose tela brenda gomës të këputura ose një çarje të thella që ulin sigurinë e gomës. Gomat janë më të predispozuarat për të rënë pre e gropave në rrugë.

Disqet janë viktimat e radhës. Përthyrje të buzëve të diskut, krisje/thyerje ose shtypje te diskut jane disa nga pasojat. Disa nga këto dëmtime nuk mund ti vini re po nuk e dërguat makinën në një servis.

Guzhinetat pësojnë tronditje ashtu si dhe gomat. Nuk e shfaqin menjëherë por pas disa tronditjesh të forta dhe të njëpasnjëshme, shtresa mbrojtëse e guzhinetave konsumohet dhe çon në konsumim të parakohshëm të tyre në destabilitet dhe krijim zhurme.

Dëmtimi i menjëhershëm nga një goditje është i rrallë, por vendi i montimit mund të thyhet në raste ekstreme. Pavarësisht kësaj, çdo levizje e amortizatorëve perceptohet si rezistencë nga këto pjesë, të cilat kalojnë vajin përmes valvulave dhe vrimave të vogla për të krijuar këtë rezistence. Si rezultat i tëri ky proces krijon nxehtësi. Përtej amortizimit të pritshëm, kalimi me shpejtësi nga rrugë të prishura  mund të rrisë dëmin. Mund të shkatojë rrjedhje të vajit në amortizator, ngjarje e cila e nxjerr automatikisht jashtë funksioni dhe duhet ndërruar.

Ka amortizatorë të ndryshëm por pavarësisht kësaj karakterizohen nga disa elemente të përbashkëta bazike. Të gjithë kanë nje vidë që kapen tek shasia e makinës, dhe mundëson lëvizjen e gomave, dhe të gjithë amortizatorët mund të pësojnë goditje, prishje të elementeve të tyre. Prandaj nevojiten kontrolle të vazhdueshme të makinës dhe çdo shenjë çrregullimi duhet trajtuar sa më shpejt që mos përkeqësohet problemi. Goditja që pëson paraleli dhe  pjesa ku lidhet me amortizatorin është e jashtëzakonshme prandaj çdo difekt në këto pjesë mund të coj deri në humbje të kontrollit të mjetit.

Shenjat paralajmëruese

Shenjat që mund të shfaqen nga kalimi mbi një gropë janë të menjëhershme. Të njëjtat shenja dëmtimi mund të shfaqen dhe nga fërkimi i gomave me trotuarin ose me kanalet pavarësisht nëse duken apo jo. Disa nga shenjat e lehta mund të jenë dridhje e lehte e timonit. Në qoftë se vini re një nga këto simptoma pasi keni kaluar mbi një gropë ose gungë ose keni pësuar një goditje të paqëllimshme, atëhere duhet ta dërgoni mjetin për kontroll. Goditjet që shkaktojnë probleme tek goma ose rrota mund të shkaktojnë deme dhe tek sistemi i drejtimit dhe amortizimit. Prandaj e njëjta këshillë ju jepet në qoftë se keni një gomë të shfryer pasi ka ndodhur goditja.

Minimizimi i pasojave.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në madhësinë e dëmit të bërë nga një gropë ose nga trotuari. Përveë shpejtësisë së lartë, gomat sportive dhe ato të holla janë më të ekspozuar ndaj goditjeve dhe rrisin dëmin. Klienteve të mi u rekomandoj gjithmonë të përdorin një palë disqe me diametër më të vogël, bashkë me gomat e dimrit. Kështu qe goma do jetë me siperfaqe anësore më të madhe. Disqet më të voglal janë më të lire dhe zëvendësimi i tyre është më i lehtë. Duke mbajtur një palë disqe rezervë për dimër arrini të mbani në gjendje të mirë ato origjinale të cilat zakonisht janë më të kushtueshme.

Si përfundim, është normale që nuk mund të shmangesh nga çdo gropë por duke dalluar shenjat e dëmtimit mund të kursesh para dhe rrisësh sigurinë e makinës tuaj..