Ja se kur do të debutojë supermakina hibride e Lamborghini-t

ardita 0

Sipas raporteve që vijnë nga disa burime nga brenda kompanisë supermakina hibride e Lamborghini-t do të prezantohet gjatë Frankfurt Motor Show. Makina që për momentin njihet me emrin LB48H do të ketë një pamje të jashtme të afërt me konceptin Terzo Millenio.

Përveç motorrit V12 6.5-litërsh kjo makinë do të ketë edhe një motorr elektrik. Sipas thashethemeve që qarkullojnë mendohet se këto motorrë mund të prodhojnë deri në 838 kuajfuqi.

Lamborghini do të ndërtojë vetëm 63 makina të tilla dhe të gjitha ato janë të shitura tashmë. Kjo makinë do të kushtojë rreth 2.5 milion dollarë. Lamborghini ka bërë të ditur se ky lloj kombinimi ndërmjet motorrit elektrik dhe atij me karburant do të përdoret në të ardhmen edhe tek makinat e reja Lamborghini  Aventador.

This post is also available in: English