Ja se kur do të prezantohet makina elektrike Porsche Taycan (Foto)

ardita 0

Makina e parë sportive me energji elektrike nga Porsche Taycan, nuk do të paraqitet në publik deri në shtator dhe dizajni final nuk dihet ende. Megjithatë sipas Porsche ka më shumë se 20 mijë njerëz në mbarë botë që kanë një interes të madh në blerjen e një modeli të tillë.

Kompania e konfirmoi këtë zhvillim në panairin e makinave që u zhvillua në Gjenevë edhe pse makina pritej që të shfaqej në këtë event. Porsche Taycan do të debutojë në shtator të këtij viti dhe është planifikuar që të lançohet në treg në fund të 2019-tës.

Edhe pse nuk është treguar data konkrete, jo zyrtarisht mësohet se do të shfaqet në panairin e makinave që do të zhvillohet në Frankfurt, pasi ky panair do të zhvillohet në atë muaj. 

Makina elektrikePorsche Taycan ende nuk është shfaqur e gjitha por më shumë se 20 mijë klientë kanë paguar nga 2500 euro për të hyrë në listën e pritjes për ta blerë.

This post is also available in: English